18.8 C
Prizren
E diel, 19 Maj, 2024

Sherri i Ramadan Mujës

Kryetari i Bashkimit Demokratik(BD) në Prizren, Zafir Berisha thotë se kryetarit të Komunës Ramadan Mujës, po ia shohin sherrin të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Ramadan Mujës jo vetëm qytetarët e Prizrenit, po ia shohin sherrin, duke qen i dënuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare, ku lënda tij me gjasë nga ndikimi i politikës gjuhet nga një shkallë në tjetrën në gjykata, janë duke ia pa sherrin edhe qytetarët e Kosovës”, shkruan Berisha në Facebook.

“Liberalizim të vizave nuk mundet të ketë kur ka kryetarë komunash të dënuar dhe vazhdojnë të qeverisin sikur s’ka ndodhur asgjë”.

Ndërkaq, Gjykata Supreme e Kosovës ka hedhur poshtë si të papranueshme kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura nga avokatët mbrojtës të kryetarit të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja dhe ish-drejtorit të Administratës, tani kryetar i Degës së PDK-së, Minir Krasniqi.

Vendimi është marrë nga kolegji i përbërë nga gjyqtarët e EULEX-it, Jorge Martins Ribeiro dhe Malcolm Simmons, si dhe nga gjyqtari vendor, Salih Toplica, pas këshillimit dhe votimit më 8 mars të këtij viti.

“Kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë të paraqitura më 29 dhjetor 2015 nga avokati mbrojtës Bashkim Nevzati dhe avokati mbrojtës Pjetër Përgjoka në emër të të pandehurit Minir Krasniqi dhe më 10 shkurt 2016 nga avokati mbrojtës Tomë Gashi në emër të të pandehurit Ramadan Muja, kundër aktvendimit të Gjykatës Supreme PA-II-KZ-II.7/2015 të datës 1 dhjetor 2015, hidhen poshtë si të papranueshme”, thuhet në aktvendimin e Gjykatës Supreme.

Kolegji i gjyqtarëve ka bërë të ditur se kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë nga avokatët mbrojtës dhe përgjigjet nga prokurori i shtetit ishin paraqitur me kohë, dhe se për shkak të efikasitetit, të dy kërkesat janë adresuar në një aktvendim të vetëm./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Moti sot: I vranët dhe vende-vende me riga shiu, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

Gjatë ditës së sotme, moti në Kosovë do të jetë i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do...

Prizren, deklarohen rreth fajësisë dy të akuzuarit për rastin e aksidentit fatal nga gara në autostradë

Gjykata e Prizrenit ia ka ndëprerë paraburgimin Arlind Sylës, njërit prej të akuzuarëve për aksidentin tragjik në një garë automobilistike që ndodhi më 2023...

Lajmet e Fundit