4.2 C
Prizren
E mërkurë, 14 Janar, 2026

Mbyllet rruga “Remzi Ademaj” në Prizren

Rruga “Remzi Ademaj” në Prizren, do të mbyllet për një muaj,për shkak punimeve në sistemin e ujërave të zeza.

Zyrtari i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në Prizren, Përparim Shala tha se punimet në këtë rrugë fillojnë nesër, ndërkaq përfundojnë me 25 prill.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren Hazir Berisha, tha se policia ka marrë masa të shtuara për rregullimin e qarkullimit të automjeteve në komunikacion, pas mbylljes së rrugës brenda qytetit.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet, autobusët ndërurban dhe automjetet e rënda, që hyjnë në qytet nga pjesa jugore, do të lëvizin në rrugën “ Tirana”, deri tek Stacioni i Autobusëve, ndërsa shkuarja për Prishtinë do të bëhet përgjatë rrugës magjistrale për në Gjakovë, dhe më pas mund të kalojnë në rrugën e transitit.
Ndërkaq, autobusët lokal do të qarkullojnë përmes rrugës “ Joni” dhe asaj “ Zahir Pajaziti”.

Rruga do të bllokohet në afërsi të Urës së Re, prapa “Beledijes”, ndërsa veturat që qarkullojnë në “Urën e Soziut” përmes udhëkryqit në lagjen “ Tabahane” ,mund të kyçen në rrugët e lagjes ” Jeni Mëhallë” në drejtim të lagjeve tjera./TV Prizreni/

Më Shumë

Totaj: Ka dëme nga vërshimet në Prizren, qeveria qendrore ka qëndruar anash

Kryetari i komunës së Prizrenit, Shaqit Totaj ka deklaruar se gjashtë familje janë evakuar për shkak se lumi “Drini i Bardh”, ka dal nga...

Rahovec: Një burrë e qëllon vetën me armë në këmbë

Një incident ka ndodhur pasditen e djeshme në rrugën “Sadedin Hajda” në Rahovec.   Atje, një person (mashkull kosovar) ka kërkuar trajtim mjekësor në Qendren Kryesre...

Lajmet e Fundit