11.7 C
Prizren
E diel, 19 Prill, 2026

55-vjeçari italian seks me të miturën shqiptare: Ishte shoqja e djalit

Një mashkull 55 vjeç nga Pesaro po hetohet për shfrytëzim prostitucioni me të mitur, pasi në vitin 2010 ka kryer marrëdhënie me një vajzë me origjinë shqiptare.

Vajza në atë kohë ishte 15 vjeçe dhe ishte në klasë me djalin e personit të akuzuar për përdhunim.

Ai e ka ftuar në shtëpi duke i thënë: “eja të të ndihmoj me detyrat”.

Pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me të, ai ka nisur t’i japë dhurata dhe para në këmbim të heshtjes dhe janë takuar edhe herë të tjera, shkruan Mapo.al.

Dukej një raport konsensual, por vajza pas disa takimeve e ka denoncuar 55-vjeçarin.

Rasti ishte arkivuar për disa kohë, por është rihapur sërish. Ai po hetohet në gjendje të lirë, por sipas hetuesve italiani rrezikon disa vite burg.

(Kosova Sot)

Më Shumë

Akil Gjakova përfundon i 5-ti në Kampionatin Evropian për Senior 2026

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është renditur në vendin e pestë në Kampionatin Evropian për Senior 2026, që po mbahet në Gjeorgji, pas një serie...

Peja 03 mposht Bashkimin, finalja shkon në ndeshjen e gjashtë

Peja 03 ka shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit me rezultat 79:62, në ndeshjen e pestë të finales së Play-Off-it në Superligën e Kosovës për...

Lajmet e Fundit