14.8 C
Prizren
E diel, 29 Shtator, 2024

Pushtetarët mbajnë peng zbardhjen e dosjeve

“…Disa njerëz me ndikim në jetën publike-institucionale mund të kenë qenë pjesë e shërbimeve të huaja informative, prandaj ata janë të interesuar ta shtynë publikimin e emrave të bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja, e sidomos të shërbimeve serbe, që kanë punuar kundër Kosovës. Vonesat e publikimit të emrave të tyre janë edhe të dëmshme, edhe të rrezikshme, sepse njerëzit e tillë mund t’i sjellin dëme vendit edhe tash, prandaj publikimi i emrave të tyre është shumë i nevojshëm”, tha deputeti Ismajl Kurteshi për “Kosova Sot”.

Derisa në të gjitha vendet e rajonit, madje edhe më gjerë, në vendet që kanë dalë nga ishsistemi komunist, në fazën e tyre tranzicionale, e kanë hartuar dhe zbatuar Ligjin e zbardhjes së dosjeve, si proces i shkëputjes nga ish-regjimet e kaluara kriminale, dhe formë ndëshkuese dhe e diferencimit nga njerëzit e së kaluarës kriminale në shërbim të regjimit, Republika e Kosovës edhe pas 8 vjet pavarësi nuk e ka arritur ta bëjë një veprim të tillë.

Ekspertë të kësaj fushe dhe përfaqësues të subjekteve politike konsiderojnë se një vonesë kaq e gjatë e institucioneve të shtetit të Kosovës, për të iniciuar hartimin e një ligji të tillë është shumë e dëmshme për vendin, ngase mungesa e vullnetit për t’u shkëputur edhe me ligj nga ndikimi i njerëzve të ish-regjimit të kaluar, veç- mas i spiunëve të të tria shërbimeve të inteligjencës shtetërore të ish-RSFJ-së dhe më vonë RFJ-së, përkatësisht Serbisë, po lejon akoma mundësinë e involvimit të njerëzve të tillë nëpër pozita të larta shtetërore. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit, Riza Smaka, thotë se edhe Kosova duhet ta ndjekë praktikën e vendeve të tjera në rajon dhe më gjerë, që e kanë kaluar një fazë të tillë tranzicionale, dhe duhet që përfundimisht ta bëjë pa vonesë një ligj të tillë.

“Kjo çështje është shumë e nevojshme për t’u zgjidhur me ligj dhe për t’u zbatuar ligji, për t’u hapur dosjet dhe për t’u identifikuar personat e lidhur me ish-regjimin dhe që kanë ofruar shërbime për të kryer krime. Së paku, nëse ata nuk mund të ndëshkohen për shkaqe objektive, ata duhet të identifikohen dhe të diferencohen që të mos u lejohet infiltrimi në strukturat e tashme qeveritare”, ka thënë Smaka.

Mosbërja e ligjit, krim më vete

Eksperti Smaka ka pohuar se është i sigurt që, nëse do të kishte nismë për hartimin e një ligji të tillë, zbatimin e tij do ta mbështeste çdo qytetar i Kosovës, pasi shumica prej nesh kemi pësuar në një mënyrë ose në një tjetër nga njerëzit e atij regjimi../kosova sot/

Më Shumë

Arrestohet Jens Lehmann, dyshohet se voziti i dehur

Ish-portieri i Arsenalit, Jens Lehmann, është ndaluar për shkak të dyshimit se ka vozitur në gjendje të dehur. Lehmann u fotografua duke festuar në festivalin...

Bektashizmi dhe Shqipëria

Shkruan: Ben Blushi BEKTASHIZMI DHE SHQIPËRIA Nëse fetë e botës do mblidheshin në një Muze të Madh, aty Bektashizmi do zinte një dhomë të vogël. Kjo dhomë...

Lajmet e Fundit