AAK: Me Qeverinë e Mustafës shihemi vetëm në zgjedhje

AAK-ja nëpërmjet një reagimi për mediat ka mohuar pretendimet se partia po përgatitet të hyjë në Qeveri, duke i quajtur këto pretendime “rrena të fabrikuara”. Ndërsa, ka thënë se me Qeverinë e Isa Mustafës, AAK-ja do të shihet vetëm në zgjedhje.

“Qëndrimi parimor dhe i vendosur i AAK-së, për të kundërshtuar keqqeverisjen dhe për ta bërë opozitarizmin sipas parimeve që e udhëheqin këtë parti, i ka çuar peshë disa mediume të sponsorizuara, herë nga njëra e herë nga pala tjetër, që të fabrikojnë rrena se si AAK po hyn në qeveri!”, thuhet në reagimin e AAK-së.

Sipas AAK-së, ky reagim s’ka të bëjë me këto mediume e as me sponsorët e tyre, por është sqarim për opinionin publik.

“AAK, me asnjë çmim, nuk do të jetë pjesë e Qeverisë Mustafa. Prandaj fushata e rrenave, nuk do të mund ta dëmtojë më AAK-në, sepse qytetarët po i shohin vlerat e secilit. Me këtë qeveri do të shihemi vetëm në zgjedhje, të cilat s’mund t’i ndalë kush!”, thuhet në fund.

Më Shumë

27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj

Sot bëhen 27 vjet nga rënia e dëshmorit Zenun Çoçaj. Zenun Çoçaj u lind në shkurt të vitit 1952 në fshatin në Gjonaj të Hasit...

Kryetari i Malishevës bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, Ejup Kryeziu, Milaim Beha, Safet e Sabit Hazrolli, Dituni...

Në breg të detit

Lajmet e Fundit