Përleshje fizike dhe tentim vrasje në Prizren

PerleshjeNë Prizren, viktima mashkull me kombësi shqiptar ka raportuar se përderisa ishte duke qarkulluar me automjetin e tij Mercedes me targa SG-246-66 një i dyshuar i panjohur i cili ishte duke qarkulluar po ashtu me veturë, janë ndaluar në rrugë dhe pas një debati të shkurtë e ka sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Në ndihmë viktimës i ka ardhur edhe viktima e dytë mashkull me kombësi shqiptar me ç’rast i dyshuari në praninë e disa personave të tjerë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të veturave të dy viktimave, me çrast në njërën nga veturat shkakton dëme materiale ndërsa lëndime nga të shtënat me armë zjarri nuk janë shkaktuar, transmeton Indeksonline.

I dyshuari pastaj është larguar në drejtim të panjohur.

Më Shumë

Totaj pret përfaqësuesit e EBRD-së, diskutohet projekti 5 milionë euro për efiçencë energjetike në Prizren

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur Drejtoreshën Menaxhuese të European Bank for Reconstruction and Development për Evropën Qendrore dhe Juglindore, Charlotte Ruhe, së...

Hamza dhe Totaj vizitojnë familje të veteranëve dhe dëshmorëve në Prizren

Kandidati i Partia Demokratike e Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza, së bashku me kryetarin e degës së PDK-së në Prizren, Shaqir Totaj, kanë zhvilluar...

Lajmet e Fundit