5 C
Prizren
E shtunë, 15 Nëntor, 2025

Zyrtari i Suharekës kundërshton akuzën

Sylejman Hoxha, drejtor i Drejtorisë për Shërbime Pronësore-Juridike akuzohet për keqpërdorim detyre.

Hoxha akuzohet se ia mundësoi ndërmarrjes “Unicom” shfrytëzimin e tokës komunale për vendosjen e mjeteve të saj të punës.

Në gjykatë, avokati Brahim Sopa deklaroi se Sylejman Hoxha nuk mund të akuzohet se i mundësoi kësaj kompanie shfrytëzimin e pronës komunale, ngase sipas tij posti i drejtorit është politik, ndërsa kontratat i përpilojnë zyrtarët ligjorë të kësaj drejtorie, e jo drejtori.

Hoxha kundërshtoi edhe aktakuzën e prokurorisë ndaj klientit të tij.

“Mbetem në tërësi si në deklaratën e datës 04.04.2016, ku konsideroj se nuk prova të mjaftueshme për të mbështetur një dyshim të bazuar se i mbrojturi im ta ketë kryer veprën penale ashti siç pretendon prokuroria,” tha avokati Sopa.

Prokuroria Ervehe Gashi nuk u pajtua me pretendimet e mbrojtësit të të akuzuarit dhe i propozoi gjykatës që ta refuzojë kërkesën e mbrojtjes për hedhje poshtë të aktakuzës dhe të kalojë në shqyrtim kryesor.

“I propozoj gjykatës që pas shqyrtimit të kësaj kërkese të mbrojtjes ta refuzojë të njëjtën dhe të japë leje për shqyrtim kryesor,” tha prokurorja.

Prokuroria akuzon Sylejman Hoxhën se më 12 mars të vitit 2014 tejkaloi kompetencat e tij duke shkelur me dashje ligjin me qëllimin që t’i mundësojë personit tjetër përfitimin e dobisë pasurore.

Këtë sipas aktakuzës Hoxha e kishte bërë duke lidhur kontratë me ndërmarrjen “Unicom” për dhënien e tokës së komunës në shfrytëzim të përkohshëm me qira që kjo ndërmarrje të vendosë në këtë tokë mjetet e veta të punës.

Pronari i kompanisë “Unicom” Muharrem Elshani në një proces tjetër gjyqësor është i akuzuar për keqpërdorim detyre bahkë me katër zyrtarë të Komunës së Suharekës. /Kallxo.com/

Më Shumë

Sulmohet zyrtari i Postës së Kosovës në Prizren, arrestohet një i dyshuar

Një zyrtar i Postës së Kosovës është sulmuar mesditën e sotme në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e incidentit, viktima ka pësuar lëndime...

Bastisje në tri lokacione në Rahovec, kapet arsenal armësh – tre në pranga

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se janë realizur bastisje në tri lokacione në fshatin Ratkoc të Rahovecit ku është kapur arsenal armësh. Lidhur me...

Lajmet e Fundit