Infantino i pikëlluar për Platinin

Presidenti i FIFA-s Gianni Infantini ka thënë se është shumë i pikëlluar pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit(CAS) për shkak se ia ka refuzuar ankesën e Michele Platinit.

CAS ka dënuar ish presidentin e UEFA-s me katër vjet ndalesë të aktiviteteve në futboll.

“Si president i FIFA-s duhet të respektoj vendimin e CAS dhe këtu nuk ka dilema. Por nëse e shikojmë personalisht, natyrisht se jam i pikëlluar. Nëntë vjet e kam përcjell Platinit në UEFA dhe shtatë vjet si sekretar gjeneral dhe se bashku kemi bërë shumë punë të mëdha. Në këtë moment dua të kujtoj vetëm kujtime të mira”, ka thënë Infantino transmeton Sky Sport.

Platini dhe ish presidenti i FIFA-së Sep Blater fillimisht janë dënuar me tetë vjet suspendim, por pas ankesës ky dënim është zvogëluar në gjashtë për shkak pagesave të paligjshme.

Më Shumë

15-vjeçari në Dragash gjen para në rrugë dhe i dorëzon në polici

Një fëmijë 15-vjeçar ka dorëzuar në Polici një kuletë me të holla që e kishte gjetur derisa po lëvizte në rrugën Dragash-Brod, afër fshatit...

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Lajmet e Fundit