2.9 C
Prizren
E hënë, 23 Dhjetor, 2024

Hasani sfidon Thaçin

NaitHasani-Thaci-prizrenpressDeputeti i PDK-së, Nait Hasani  sfidon liderin e PDK-së, Hashim Thaçin. Ai tashmë ka shpallur publikisht kandidaturën e dyfishtë për të udhëhequr Degën e PDK-së në Prizren dhe për t’i hyrë garës zgjedhore për kryetar të Komunës. Hasani pa marrë mbështetjen e liderit të PDK-së, Hashim Thaçi, ka vendosur të promovohet si pretendent për të udhëhequr me Partinë dhe me Komunën e Prizrenit.“Po unë jam kandidati kryesor për kryetar të PDK-së dhe për kryetar të Prizrenit”, ka thënë Hasani, javën e kaluar për media.

Përveç, Hasanit kandidaturën për kryetar të Degës së PDK-së në Prizren, e ka shpallur edhe Nijazi Kryeziu. Brenda PDK-së, gara për kryetar të Degës, por edhe për Prizren, ka filluar të zgjerohet. Ramadan Muja publikisht nuk e ka shpallur kandidaturën, por ai ka pranuar se për “këtë punë vendosin ata naltë”.

Të gatshëm për të marrë pozitat e dyfishta të PDK-së janë shprehur edhe ish-kryetari i Degës, Skënder Berisha dhe shefi i Grupit Parlamentar në Asamblenë Komunale,Afrim Avdaj. Të dytë kanë thënë se nëse Kryesia ua beson pozitat, do të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësit. Skënder Berisha në një intervistë të më hershme për “PrizrenPress”, ka thënë se nëse Kryesia e PDK-së, vendosë t’ia besojë pozitat e mbetura vakant, ai do të jetë i gatshëm që t’i marrë përgjegjësit.” Qëndroj prapa atyre që kam thënë”, tha shkurt Berisha.

Edhe shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së në Prizren, Afrim Avdaj, javën e kaluar është shprehur i gatshëm të garojë për kryetar të Degës dhe të Prizrenit, nëse një gjë të tillë ia beson Kryesia e Partisë.

Për shkak të përçarjeve, Dega e Prizrenit ende nuk e ka zgjedhur kryetarin e saj, e as kandidatin për kryetar të Prizrenit.

Lideri i PDK-së Hashim Thaçi, ndërkaq në zgjedhjet e brendshme të partisë, ka thënë se cilido kandidat që do të zgjedhet kryetar i Degës së PDK-së në Prizren, nuk do të gëzojë të drejtën që në zgjedhjet lokale të jetë edhe kandidat për kryetar të Prizrenit.

Thaçi këtë vendim e ka prezantuar edhe para anëtarëve të Këshillit Drejtues të PDK-së në Prizren. “Thaçi e ka bërë të ditur në mbledhjen e Këshillit Drejtues se kryetari i Degës nuk do të jetë kandidatë për kryetar të Prizrenit. Këtë e dinë të gjithë anëtarët e Këshillit që kanë qenë prezentë atë natë në Prevallë“, tregon burimi i “PrizrenPress-it”.

Megjithëkëtë, Nait Hasani ka thënë se do të jetë kryetar i Degës së PDK-së dhe i Prizrenit dhe se për këtë do ta ketë mbështetjen e Hashim Thaçit.”Jemi në kontakt me Kryetarin. Në momentin që do të zyrtarizohet kandidatura ime do ta kem edhe përkrahjen e z. Thaçi”, ka thënë Hasani javën e kaluar për media.

LDK-ja, AAK-ja –LDD-ja, BD-ja, dhe  PK-ja i kanë publikuar kandidatët e tyre për kryetar të Prizrenin. Edhe pse qeverisë me Prizrenin, PDK-ja është subjekti i vetëm politik  që ende nuk e ka shpallur kandidaturën për kryetar të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Dy personave në Prizren u gjendet pistoletë dhe thikë në çanta

Policia e Kosovës njofton se të hënën është raportuar që te dy persona të dyshuar në çanta u është gjetur një pistoletë me gaz...

Ylli shkëlqen ndaj Tiranës

Golden Eagle Ylli fitoi përballjen ndaj Tiranës me rezultat 87:59 (32:12, 16:22, 26:14, 13:11), në javën e parë të Ligës Unike. Te vendasit u dalluan...

Lajmet e Fundit