16 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Në Spitalin e Prizrenit shënohet Dita e Infermierisë

Me një bashkëbisedim të përbashkët të drejtorit ekzekutiv, Dr. sci. Afrim Avdaj dhe drejtorit të Infermirisë, Shyqri Hasani me infermierë dhe infermeriere, si dhe ndarjen e mirënjohjeve për më të dalluarit, të enjten në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren është shënuar 12 Maji – Dita Ndërkombëtare e Infermierisë.

“Infermieria është një segment shumë i rëndësishëm i shëndetësisë. Ajo ka ndikim bazik në mjekësinë në tërësi, ndërsa falë punës, angazhimit dhe përkushtimit tuaj kjo ndjehet nga pacientët në të gjitha fazat e trajtimit dhe mjekimit. Për më tepër, nuk mund të ketë një mjekësi përmbajtësore dhe substanciale pa një infermieri bazike, të begatë dhe të përkushtuar për ofrimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve për pacientë”, tha drejtori ekzekutiv, Dr. sci. Afrim Avdaj, duke falënderuar dhe ofruar përkrahjen për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve.

“Më lejoni që në këtë ditë të shënuar të ju falënderoj për punën, angazhimin dhe kryerjen e të gjitha detyrave dhe obligimeve të përbashkëta, me qëllim të ofrimit dhe ngritjes së cilësisë së shërbimeve për pacientë, që janë rrugëtimi më i mirë për avancimin e infermierisë, si një nga shtylla e mjekësisë”, – pohoi drejtori i infermierisë, Shqyri Hasani, duke falënderuar drejtorin ekzekutiv për mbështjen dhe përkrahjen e vazhdueshme për krijimin e kushteve sa më të mira për punë dhe avancimin e infermierisë.

Në këtë ditë të shënuar janë ndarë mirënjohje për infermierë dhe infermerieret e dalluara të gjitha reparteve të Spitalit Spitalit të Përgjithshëm “Prim. dr. Daut Mustafa” në Prizren.

Në emër të shpërblyerve ka falënderuar, Leonora Hoxha, kryeinfermiere në repartin e Gjinekologjisë./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Limaj: Lagjja Arbana në Prizren e rreshtuar pas Albulena Balaj-Halimajt për kryetare

Kryetari i Nisma sociademokrate ka bërë të ditur se lagja “Arbana” në Prizren është në mbështetje të kandidates për kryetare të kësaj komune, Albulena...

Krasniqi e Totaj: Teleferiku për Prizrenin po vjen

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka theksuar se vizioni për një Prizren modern dhe në zhvillim të vazhdueshëm po gjen përkrahje të...

Lajmet e Fundit