Ja çka deklaroi Limaj pas intervistimit në Prokurorinë Speciale

Kreu i Nismës Fatmir Limaj, që sot është intervistuar në lidhje me një rast që ka ndodhur në vitin 1998, për vrasjen e dy personave në rajonin e Malishevës, thotë se shpreson që deklarata e tij dhënë në Prokurorinë Speciale do të ndihmojë në zbardhjen e këtij rasti.

Pas intervistimit Limaj ka thënë se për këtë rast ishte deklaruar edhe në Hagë dhe beson që deklarata e tij do të ndihmojë që të gjenden dhe të shpallen fajtorët.

“Ne sot kemi qenë të ftuar nga prokuroria për ta sqaruar një rast nga lufta dhe me deklarimin tim besoj se do t’i ndihmoj prokurorisë të zbardhet rasti dhe fajtorët të shpallen fajtorë. Unë edhe në Hagë kam deklaruar në lidhje me këtë rast dhe shpresoj që të zbardhet e vërteta”, ka thënë ai, raporton KTV.

Limaj u intervistua për rastin që dyshohet se ndodhi në nënzonën Operative të Pashtrikut dhe ku të vrarë ishin Remzi Hoxha e Selman Binishi.

Më Shumë

LDK-ja në Rahovec kërkon zgjedhje të përgjithshme brenda partisë

Dega e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Rahovec përmes një komunikate të lëshuar në Facebook, ka kërkuar që partia t’i nënshtrohet një procesi...

Ndërron jetë Dr. Naser Oskaqak

Ka ndërruar jetë në moshën 66-vjeçare Dr. Naser Oskaqak, specialist i kirurgjisë së përgjithshme dhe mjek me një karrierë të gjatë në Spitalin e...

Lajmet e Fundit