6.7 C
Prizren
E martë, 24 Mars, 2026

Motra e Ukshin Hotit: Besoj shumë që Ukshini është i gjallë

Beson shumë se ai është i gjallë. Thotë se këtë nuk e ka nga mërzia, por nga të gjitha zhvillimet për 17 vjet resht konsideron si ai ende jeton, po mbahet diku në burgjet e Serbisë.

Myrvete Hoti-Kasumi për herë të fundit e pa të vëllanë në shkurt të vitit 1999, në ambientet e burgut ku mbi kokat e tyre qëndronin disa policë, duke ua pamundësuar kështu çdo komunikim që nuk është në gjuhën serbe.

Hoti-Kasumi thotë se për të vëllain e burgosur, ku më pastaj edhe është zhdukur thotë se ka bërë krejt çka ka mundur, duke iu drejtuar, përveç institucioneve vendore, edhe atyre ndërkombëtare dhe të Serbisë. E gjithë kjo përpjekje për 17 vjet, në kërkim të vëllait, i ka krijuar asaj një besim të fortë brenda vetes, i cili e bën që të presë ardhjen e tij, në çdo ditë që zbardhë.

Sot, që po bëhen 17 vjet nga dita kur veprimtari i çështjes kombëtare, profesor Ukshin Hoti përfundoi ditët e vuajtjes së dënimit me burg, në Dubravë, vend ky prej të cilit thuhet se u lirua më 16 maj 1999, motra e tij, e cila is hte e autorizuar të merrej me të edhe gjatë qëndrimit në burg, tregon për përpjekjet që kanë bërë në mënyrë që të mësojnë për fatin e tij.

Ajo përpiqet të kujtojë ditën e fundit kur e ka takuar Ukshin Hotin në burg.

Myrvete Hoti-Kasumi: E takoja shpesh në burg, nuk mund të flisnim asgjë

“Kontakti i fundit që e kam pas me Ukshinin ka qenë në vitin 1999, 12 shkurt. E kam parë, kam biseduar me të, e kam kuptuar situatën që shkonte e bëhej çdo herë më e rëndë. Mundohesha me çdo kusht të nxjerr nga ai se nga me shku, e çka të bëjë, që ta shpëtojë atë. Mirëpo vizitat me Ukshinin kanë qenë në gjuhën serbe, edhe pse ai nuk ka lejuar kurrë me neglizhua gjuhën e vet, shqipe, e me fol serbisht, mirë shkoja vetëm për pesë minuta vizitë. Vetëm: ‘si je, qysh je’. Katër policë ishin kur dilke ai me pas kontakte me mu, dy policë ishin në shikim tij, e d y ishin shikim timin. Përcjellshin çdo element, mos ne po merremi vesh me gjeste, dhe nuk na lejonin të flasim gjuhën shqipe”, rrëfen për KosovaPress Myrvete Hoti-Kasumi.

Më Shumë

Aksidentet me fatalitet në Prizren, nis task-forca për sigurinë në trafik

Tre të rinj vdiqën në aksidente trafiku dhe dy të tjerë pësuan lëndime të rënda trupore vetëm gjatë javës së kaluar në Komunën e...

Për 320 vende, mbi 1 mijë aplikantë në Forca e Sigurisë së Kosovës

Kur kanë mbetur edhe pak ditë deri në mbylljen e konkursit për pranimin e 320 ushtarëve të rinj në Forca e Sigurisë së Kosovës,...

Lajmet e Fundit