Serbët hakmerren në veri!

Veriu i kosovesBllokimi që Kosova ua bëri të hënën mallrave nga Serbia ishte shkas që serbët të rinisin bllokimet e rrugëve në veri të Kosovës.

Dhjetëra serbë të veriut sot që në orët e mëngjesit kanë bllokuar njërën anë të magjistrales Mitrovicë–Leposaviq, përkatësisht një pjesë të kësaj magjistrale te fshatin Rudare të Zveçanit, duke iu kundërvënë vendimit të autoriteteve kosovare për të bllokuar mallrat serbe., raporton KTV.

Serbët, numri i të cilëve sa vinte e shtohej, e kanë bllokuar rrugën duke e vendosur një kamion në njërën anë të kësaj magjistrale.

Mendohet që me këtë veprim ata do të pengojnë doganierët e Kosovës dhe të EULEX-it për të shkuar në pikën doganore të Jarinjës.

Më Shumë

Totaj viziton Këshillin e Bashkësisë Islame në Prizren për Kurban Bajramit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, së bashku me kandidatët për deputetë, drejtorë, asambleistë dhe bashkëpunëtorë të kabinetit, ka vizituar Këshillin e Bashkësisë...

Kultivoheshin në arë me patate, policia zbulon 100 bimë kanabisi në Rahovec

Policia e Kosovës ka zbuluar një numër të madh bimësh të dyshuara narkotike në komunën e Rahovecit. Sipas raportit policor, më 26 maj 2026, rreth...

Lajmet e Fundit