14.5 C
Prizren
E mërkurë, 13 Maj, 2026

Hasani: Nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, do të jetë një sfidë e vështirë për të dyja palët

Deputeti i PDK-së dhe nënkryetar i këtij subjekti politik, Nait Hasani në një prononcim për Gazetën Kosova Sot ka thënë se: “Askush nuk mund të garantojë në këtë situatë të luftës psikologjike që po bëhet se me rastin e procedimit në Kuvend vetëm nga koalicioni qeverisës do të ketë vota të mjaftueshme, prandaj është tepër e domosdoshme që të ulen liderët politikë dhe krerët e institucioneve të shtetit që të merren vesh për veprimin dhe pasojat.

Sipas Hasanit, kjo çështje është një pikëpyetje e madhe. “Unë konsideroj që do të ishte shumë më mirë që të gjithë aktorët politikë të ulen dhe të merren vesh, sepse vetëm marrëveshja gjithëpërfshirëse politike është shpëtimi i vetëm në këtë punë. Nëse nuk ka marrëveshje gjithëpërfshirëse, është një sfidë e vështirë, është e vështirë për të dyja palët, është një temë shumë e rëndë nëse nuk arrijnë të merren vesh”, theksoi ai.

“Unë konsideroj se sikur të kishte një kryeministër serioz të fuqishëm, një president dhe një kryetar Kuvendi me autoritetin që duhet ta kenë, me siguri që do të mund të vinte deri te marrëveshja dhe zgjidhja e përbashkët e këtij problemi. Ndryshe nuk është në interes të vendit që të futemi në çështje të tilla të nyjshme dhe të rrezikshme për të ardhmen e vendit”, tha Nait Hasani.

Më Shumë

Nikqi i jep tjetër fitore Lirisë

Liria ka shënuar një tjetër fitore të rëndësishme në Raiffeisen Liga e Parë, duke mposhtur në transfertë Kikën me rezultat minimal 0-1, raporton PrizrenPress. Golin...

Përfundon asfaltimi i rrugës “Xhevë Lladrovci” në Prizren

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se ka përfunduar rregullimi i rrugës “Xhevë Lladrovci”, pranë “Qylhanit”, me shtrimin e shtresës së dytë të asfaltit. Sipas njoftimit,...

Lajmet e Fundit