Sot mbahet testi i arritshmërisë

Sot në shkollat e Kosovës do të mbahet testi i arritshmërisë për klasët e nënta, i cili ka për qëllim t’u mundësojë të rinjve të orientohen në karrierë dhe të bëjnë klasifikimin e profesioneve në bazë të numrit të pikëve që ata marrin.

Nga ky test, nxënësit rangohen në bazë të pikëve që fitojnë, ndërsa nuk përsërit asnjëri, por vetëm në bazë të rangimit fitojnë mundësi për t’u orientuar në shkollimin e mëtejshëm.

Testi i arritshmërisë fillon në ora 10:00 dhe mbaron në orën 13:00, ndërsa do të kontrollohet nga komisionet që i ka formuar Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, bashkë me drejtoritë komunale për arsim.

Më Shumë

Rramanaj i qëndron besnik Prizrenit, mbrojtësi mbetet pjesë e projektit të ri

Prizreni ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me qendërmbrojtësin Arbër Rramanaj, i cili do të jetë pjesë e skuadrës edhe në sezonin e ri, duke...

Arrestohet edhe babai i të dyshuarit për vrasjen e imamit në Dragash

Pas arreastimit të Beshir Hamzës si i dyshuar për vrasjen e imamit, Gazmend Tahirovci, Policia e Kosovës e ka arrestuar edhe babain e dorasit...

Lajmet e Fundit