Super-kontratë për Adele

Adele pritet të nënshkruajë një kontratë prej 90 milionë paundësh, më madhja e bërë ndonjëherë nga një muzikante angleze.

Kontrata e këngëtares 28-vjeçare me “Sony Music” është më e madhja deri tani, duke lënë pas atë të Robbie Williams në 2002, me shtëpinë diskografike “EMI”, me një shumë prej 80 milionë paundësh.

Mbrëmjen e kaluar, një burim për “Sony Music” ka deklaruar: “Ne e kemi siguruar Adele, e cila është një nga yjet më të mëdhenj të muzikës sa i përket kësaj gjenerate. Kjo është gjigante”.

Këngëtarja e “Skyfall”, e cila pritet të firmosë kontratën gjigante në javët në vazhdim, momentalisht ka një pasuri prej 85 milionë paundësh.

Më Shumë

Tragjike, vdes polici pasi goditet nga vetura në pikën kufitare të Morinës

Ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku. Lajmi...

E dhimbshme: Personi që u godit nga rrufeja në Suharekë është 26-vjeçar

Ka humbur jetën tragjikisht një person në fshatin Delloc të Suharekës. Kështu ka bërë të ditur për Klankosova,tv komandanti i policisë në Suharekë, Safet Hoxha,...

Lajmet e Fundit