21.7 C
Prizren
E martë, 12 Maj, 2026

Zbulohen shkaqet e rënies së avionit egjiptian

Mbetjet njerëzore të gjetura në detin Mesdhe pas rrëzimit të avionit egjiptian flasin qartë për shkaqet e tragjedisë së të enjtes së shkuar.

Një zyrtar pranë hetimeve, i cili ka dashur të mbetet anonim, është shprehur se pas ekzaminimit të mbetjeve njerëzore në morgun e Kajros, ekspertët mendojnë se shkaku i rrëzimit të avionit ka qenë një shpërthim.

Ky burim i ka thënë agjencisë së lajmeve “Associated Press”se 80 pjesë trupi të rikuperuara deri tani tregojnë se ka pasur një shpërthim në bord.

“Nuk ka asnjë pjesë të tërë trupi, si një krah apo një kokë. Shpjegimi logjik të çon te një shpërthim në bord”, ka shtuar ai.

Shkaqet e aksidentit ajror, në të cilin humbën jetën 66 persona ende nuk janë bërë zyrtarisht publike.

Avioni i rrëzuar ishte një “Airbus A230” i kompanisë “Egyptair”, që fluturonte nga Parisi në Kajro.

Më Shumë

Më 16 maj hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se më 16 maj do të organizohet tërheqja e shortit për përcaktimin e numrave rendorë të...

PDK në Prizren themelon shtabin zgjedhor për zgjedhjet e 7 Qershorit

Kryetari i degës së Partia Demokratike e Kosovës në Prizren, Shaqir Totaj, ka bërë të ditur se është themeluar shtabi zgjedhor për zgjedhjet e...

Bashkimi në finale

Lajmet e Fundit