9.6 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

Erdogan kërcënon Merkel: Na hiqni vizat, ose…

Me rastin e Samitit Botëror Humanitar të mbajtur në Stamboll, presidenti turk Rexhep Taip Erdoan shfrytëzoi rastin të mbajë një takim kokë më kokë me kancelaren gjermane Angela Merkel, ku u diskutua pakti i shumëpërfolur mes Bashkimit Europian dhe Turqisë.

Presidenti turk kërcënoi se nëse nuk hiqen vizat për shtetasit turq, marrëveshja marsit për sistemimin e emigrantëve nga Lindja e Mesme në Turqi, do të prishet.

“Ministri ynë i Punëve të Jashtme po zhvillon bisedime me ministrat e BE-së. Nëse nga këto bisedime nuk arrihet një marrëveshje, atëherë më vjen keq por ne nuk do të miratojmë në parlament paktin për emigrantët”, deklaroi Erdogan.

Kjo është hera e tretë që Turqia kërcënon se nuk do t’i përmbahet marrëveshjes me Brukselin për emigrantët, nëse nuk përfiton liberalizimin e vizave.

Bashkimi Europian i ofroi Ankarasë një ujdi ku përfshihej një fond prej 3 miliardë eurosh si edhe heqja e vizave për shtetasit turq, në këmbim të strehimit të refugjatëve.

Por nga ana tjetër krerët më të lartë në Bruksel, kanë nënvizuar vazhdimisht se Turqia duhet të përmbushë kriteret, një prej të cilëve është heqja e ligjit anti-terror, që kundërshtohet me forcë nga Erdogan. /tv klan/

Më Shumë

Ndërron jetë nëna e kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj

Ka ndërruar jetë në moshën 96-vjeçare nëna e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Totaj përmes një...

Hapet një folezë e re për edukimin e fëmijëve në lagjen “Ortakoll” të Prizrenit

Në lagjen "Ortakoll" të Prizrenit është hapur një folezë e re për edukimin dhe argëtimin e fëmijëve, në kuadër të përpjekjeve për zgjerimin e...

Lajmet e Fundit