Ngacmon seksualisht një grua në ashensor, arrestohet 71-vjeçari

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 71-vjeçarin Bashkim. A banues në kryeqytet, i denoncuar për ngacmim seksual.

Arrestimi i tij u bë pas denoncimit të një gruaje 44 vjeç, e cila në polici ka treguar se 71-vjeçari e ka përndjekur vazhdimisht e së fundmi e ka ngacmuar seksualisht në ashensorin e pallatit.

Mësohet se gruaja dhe i ndaluari jetonin në të njëjtin bllok pallatesh dhe kjo kishte bërë që ngacmimet dhe shqetësimet të ishin të vazhdueshme. Por teksa gruaja po ngjitej me ashensor për në banesë, i moshuari ka hyrë pas saj duke e prekur në pjesë intime.

Ka qenë reagimi i ashpër i gruas, ai që ka shmangur çdo tentativë të mëtejshme, duke bërë edhe denoncim ndaj tij, çka bëri që Bashkim A., të vihet në pranga

Më Shumë

Prizreni prezanton potencialin ekonomik para bizneseve të diasporës në Zvicër

Drejtori i Administratës në Komunën e Prizrenit, Bexhat Bytyqi, po qëndron në Zvicër, ku po merr pjesë në Konferencën Ekonomike B2B në Lucern, të...

Vdes gruaja nga aksidenti në autostradë, në gjendje të rëndë burri i saj

Ka vdekur gruaja që u lëndua rëndë në aksidentin e ndodhur pak më parë në Autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas burimeve të gazetares Arbreshë Uka brenda...

Lajmet e Fundit