18.8 C
Prizren
E shtunë, 10 Maj, 2025

Berisha: S’kthehemi në Kuvend, nuk ia bëjmë kuorumin këtij pushteti

Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka thënë se deputetët e kësaj partie nuk e kanë ndërmend të kthehen në Kuvend.

Por bojkoti tyre sipas Berishës do të ndërpritet në rast se partnerët e koalicionit qeverisës do të tentojnë të ratifikojnë marrëveshjen për Demarkacionin dhe Asociacionin.

“Ne kemi paralajmëruar rikthimin në Kuvend vetëm nëse diskutohet për Asociacionin dhe Demarkacionin. Pasi nesër nuk pritet të flitet për Demarkacionin, ne vazhdojmë t’i bojkotojmë seancat, pra edhe bojkoti ynë është një lloj proteste kundër këtyre marrëveshjeve të dëmshme për Kosovën”, ka thënë Berisha për ORAinfo.

Duke folur rreth vendimit të Lëvizjes Vetëvendosje për rikthim në Kuvend, Berisha ka deklaruara se rikthimi i tyre është çështje e brendshme e Vetëvendosjes, por Nisma dhe AAK sipas tij, nuk janë të interesuara që t’ia bëjë kuorumin këtij koalicioni qeverisës.

“Seancat e fundit kanë treguar se mosprezenca e opozitës ka bërë që të dështojnë disa seanca të Kuvendit për shkak të mungesës se kuorumit”, ka thënë Berisha.

Sipas tij, bërja e kuorumit të një seance plenare është zgjatja e jetës të qeverisë anti-kushtetuese.

Kujtojmë se ditë me parë Lëvizja Vetëvendosje ka marrë vendim që të rikthehet në Kuvend. Drejtuesit e kësaj lëvizje kanë thënë se ky rikthim ka për qëllim t’i pengojë partnerët në koalicion që t’i ratifikojë dy marrëveshjet e dëmshme për Kosovën. /ORAinfo/

Më Shumë

Dështon seanca, tjetra mbahet më 11 maj

Ka dështuar edhe sot seanca për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Seanca e radhës do të mbahet më 11 maj.   -- Legjislatura e nëntë e Kuvendit të...

Dragashi dhe Mavrova-Rostusha drejt binjakëzimit dhe bashkëpunimit ndërkufitar

Një delegacion nga Komuna e Dragashit, i kryesuar nga kryetari Bexhet Xheladini, realizoi sot një vizitë zyrtare në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës në...

Lajmet e Fundit