19.3 C
Prizren
E enjte, 25 Shtator, 2025

Mbledhje të jashtëzakonshme për vdekjen e trevjeçares në Prizren

Kryetarit të Prizrenit Ramadan Mujës, po i kërkohet llogaridhënie për vdekjen e trevjeçares nga rrënimi i një shtëpie të vjetër. Ai pritet të ftohet nga opozita edhe në një mbledhje të jashtëzakonshme.

Komuna e Prizrenit, shihet si përgjegjësja kryesor për humbjen e jetës së fëmijës. Ndërkaq, nuk amnistohet as Ministria e Kulturës dhe Mjedisit e Planifikimit Hapësinor.

Burimet e “PrizrenPress”-it bëjnë të ditur se kuvendarët e opozitës kanë marrë një iniciativë për të mbledhur nënshkrime për thirrjen e një mbledhje të jashtëzakonshme. Në këtë mbledhje,parashihet që të diskutohet vdekja tragjike e fëmijës 3 vjecar.

“Jemi duke shikuar mundësin e mbledhjes së nënshkrimeve për të thirr një mbledhje të jashtëzakonshme për rastin tragjike të fëmijës “, tregon burimi për “PrizrenPress”.

Kuvendari i VV-së Artan Abrashi thotë se është i informuar për një iniciativë të mbledhjes së nënshkrimeve për mbajtjen e mbledhjes së jashtëzakonshme.

“Kuvendi duhet të diskutojë për këtë rast , pasi që kemi të bëjmë me humbjen e jetës së fëmijës”, shprehet Abrashi.

Ai fajësuar Komunën, për humbjen e jetës së fëmijës 3 vjeçar nga rrënimi i shtëpisë së vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit.

Të hënën Prizreni ishte shokuar me tragjedinë e ndodhur midis qytetit. Një mur i një shtëpie të vjetër është rrënuar dhe ka lënë të vdekur një vajzë 3-vjeçare. Nëna e viktimës, Lirije Gashi ka akuzuar Komunën e Prizrenit për humbjen e jetës së vajzës së saj.

“Para dy javë ka ardhur komuna, Dashja ka ardhur, ka urdhëruar me mi hjek krejt dërrasat. I thash Dashe mos m’i hjek dërrasat se me ba me ra shtëpia mi mbytë fëmijët, ti ke me mbajt përgjegjësinë. Dashja i ka hjekë edhe më ka tha “‘Mshile gojën moj flliqtejk rri qaty’”, ka rrefyer ajo për media.

Ndërkaq, kryeprokurori në Prizren Sylë Hoxha ka thënë se rasti i vdekjes së 3 vjecjes është duke u hetuar.
“Është autorizuar policia që t’i mbledh të dhënat dhe provat lidhur me shtëpinë që është rrënuar”, ka thënë Hoxha./PrizrenPress.com/

Më Shumë

“InHUMAN” ndez skenën e Teatrit “Bekim Fehmiu” në Prizren

Teatri i Qytetit “Bekim Fehmiu” në Prizren solli mbrëmë premierën e shfaqjes “InHUMAN”, një produksion që ofron një eksperiencë teatrale të thellë dhe reflektuese...

Nisma hap fushatën në Suharekë, premton frymë të re qeverisëse

Nisma Socialdemokrate ka hapur zyrtarisht fushatën në Suharekë, ku ka prezantuar kandidaten për kryetare të komunës, Jehona Rrafshi-Luma. Ky subjekt politik premtoi një frymë...

Lajmet e Fundit