6.5 C
Prizren
E hënë, 23 Mars, 2026

Kelmendi: Neglizhenca e institucioneve shkaktare për vdekjen e trevjeçares në Prizren

Rasti i vdekjes së trevjeçares, Xheneta Gashi, ka prekur gjithë opinionin kosovar dhe tashmë ka një sensibilizim të gjerë tek njerëzit për ta ndihmuar nënë e Xhenetës, Lirijen, e cila ka mbetur pa kulm mbi kokë.

Donjeta Kelmendi nga Koalicioni i Organizatave për Mbrojtjen e Fëmijëve, e cila ishte e ftuar në Info Magazine ka thënë se ndihma materiale për këtë familje duhet të vijë nga të gjithë, por e rëndësishme është që institucionet të i sigurojnë strehim familjes.

“Ju bëjmë thirrej drejtorive të caktuar që t’iu ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme sociale, pasi që familja ka kaluar një situatë shumë të rëndë”, ka thënë Kelmendi, njofton Klan Kosova.

“Iniciativa për mbështetjen e familjes është një gjë shumë e qëlluar, por ata madje kanë nevojë edhe për mbështetje psikologjike. Megjithatë strehimi duhet gjithsesi t’i gjendet sa më shpejtë që është e mundur”.

Kelmendi ka thënë se qeverisja komunale ishte e vetëdijshme për këtë rast, por ka pasur një neglizhencë të madhe.

Në këtë numër të xhirollogarisë Lirije Gashi 1502001003735679 në Raiffeisen Bank mund ta ndihmoni familjen e 3 vjeçares Xheneta Gashi, e cila ndërroi jetë të hënën pasi e zuri muri i një shtëpie, që u rrëzua në Qendrën Historike të Prizrenit.

Për të gjithë ata që duan ta ndihmojnë jashtë Kosovës, ky është SWIFT kodi i bankës Raiffeisen RBKOXKPR.

Tani nëna e Xhenetës, Lirije Gashi, është pa kulm mbi kokë, ndërsa pret ndihmën e të gjithë atyre që mund ta ndihmojnë.

Më Shumë

Bashkimi shkon në finalen e Ligës Unike për femra

Bashkimi ka siguruar kualifikimin në finalen e Ligës Unike për femra, pasi në gjysmëfinale mposhti Flamurtarin me rezultat bindës 81:63, raporton PrizrenPress. Përballja u zhvillua...

Akademi përkujtimore për Dr. Bujar Demirin në Spitalin e Prizrenit

Në Spitali i Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt të enjten një akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e...

Lajmet e Fundit