17.8 C
Prizren
E premte, 26 Shtator, 2025

Peticion për dorëheqjen e Ramadan Mujës dhe ministrave Shala e Agani

Xheneta Gashi e cila vdiq javën që shkoi si pasojë e shembjes së shtëpisë së familjes së saj në Qendrën Historike në Prizren, ka bërë që shumë qytetarë, organizata joqeveritare, zyrtarë të institucioneve, shoqëria civile etj të ngrenë zërin ndaj kësaj tragjedie.

Dje në qytetin e Prizrenit, nën organizimin e shoqërisë civile është mbajtur një protestë në të cilën është kërkuar dorëheqja e kryetarit të Komunës, Ramadan Muja.

Po ashtu është kërkuar edhe dorëheqja e ministrit të Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferid Aganit dhe ministrit të Kulturës, Kujtim Shala.

Këto dorëheqje janë kërkuar pasi që organizatorët e protestës i quajnë përgjegjës për vdekjen e 3 vjeçares, Xheneta Gashi, të vdekur ditë më parë.

E përpos protestës, tashmë Koalicioni i OJQ-ve të Prizrenit ka krijuar një peticion online për nënshkrimin e dorëheqjes së personave më lartë.

Në të dhënat e këtij peticioni shkruan: “Dorëheqje për tragjedinë e Prizrenit. Drejtuar: Kryetarit të Komunës së Prizenit, Ramadan Muja; Ministrit të Kulturës, Kujtim Shala; dhe Ministrit të Planifikimit Hapësinor, Ferid Agani”.

Ky koalicion i OJQ-ve ka vlerësuar se vdekja e tre vjeçares Xheneta Gashi në Prizren ishte rezultat i papërgjegjësisë institucionale.

Për këtë arsye, si veprim minimal të përgjegjësisë morale për këtë tragjedi, ata po kërkojnë dorëheqjen e Kryetarit të Komunës së Prizrenit dhe dy ministrave të qeverisë së Kosovës.

Më Shumë

Limaj: Lagjja Arbana në Prizren e rreshtuar pas Albulena Balaj-Halimajt për kryetare

Kryetari i Nisma sociademokrate ka bërë të ditur se lagja “Arbana” në Prizren është në mbështetje të kandidates për kryetare të kësaj komune, Albulena...

Gentrit Halili rinovon me Ballkanin deri në vitin 2028

FC Ballkani ka njoftuar se mbrojtësi 23-vjeçar Gentrit Halili ka zgjatur kontratën e tij me klubin deri në vitin 2028, raporton PrizrenPress. Halili është pjesë...

Lajmet e Fundit