5.5 C
Prizren
E premte, 16 Janar, 2026

Idealet e mbetura në vepra arti

Një përzgjedhje veprash nga koleksioni i Muzeut Ludwig në Budapest, do të ekspozohen më 24 qershor në Galerinë Kombëtare të Arteve në Tiranë, nën titullin “Ideja dhe vepra arti”. Përzgjedhja, që përfshin disa nga artistët më të njohur bashkëkohorë hungarezë të tillë si László Fehér, László Lakner, Dóra Maurer, Sándor Pinczehelyi e të tjerë, e pasqyron të kaluarën e afërt dhe artin bashkëkohor të Hungarisë përmes veprash kryesisht në fotografi dhe multimedia, e që shpesh përfshijnë figurën e artistit.

Sipas kuratores së ekspozitës, Krisztina Szip?cs, pika kryesore e ekspozitës është të zbulojë “idetë dhe mendimet pas çdo vepre, të tilla si ideologjitë, qëllimet dhe idealet – mes tyre komunizmi, shoqëria e konsumit, nacionalizmi, idealet mbi të bukurën, mendimi fetar, liria – të cilat kanë ndryshuar shumë këto 40 vjetët e fundit. Veprat e ekspozuara janë dokumente të një epoke, gjurmë të idealeve dhe vlerave që përshkojnë jetën e përditshme dhe artin.” Veprat mbartin mënyrën sesi arti ka përcjellë një nga periudhat më të errëta të Hungarisë, siç ishte komunizmi, dhe në këtë kontekst ardhja e tyre në një vend me histori të ngjashme, sjell një anë tjetër të një historie që ne e kemi jetuar.

Ekspozita vjen si rezultat i një bashkëpunimi të vazhdueshëm prej më se 2 vjetësh mes Galerisë Kombëtare të Arteve dhe Muzeut Ludwig – Muzeu i Artit Bashkëkohor, Hungari. /Shqip/

Më Shumë

Haziz Hodaj dorëhiqet nga Kryesia e LDK-së në Prizren, Fejzë Kabashi largohet nga partia

Dy zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, duke shprehur pakënaqësi me mënyrën e vendimmarrjes në...

Vdes një grua në Rahovec

Ka vdekur një grua në Rahovec, ku në raportin e policisë thuhet se të njëjtës i kishte rënë të fikët pasi është dërguar në...

Lajmet e Fundit