Prizren, hapet konkursi për portretin më të mirë

Shoqata e strip artistëve kosovar “Xhennet comics” hap konkursin për edicionin e 13 ndërkombëtar të stripit dhe karikaturës me temën “Diaspora në kornizë të portreteve”.

Në një njoftim për media, bëhet e ditur se ky edicion do të mbahet në Prizren nga data 28 deri më 31 korrik.

“Në këtë festival janë të ftuar të gjithë artistë që kanë përvojë në vizatim të portreteve si nga Kosova dhe bota. Në këtë edicion për portretin e vizatuar më të mirë do të ketë edhe shpërblim me plaketën “Ura e gurit”dhe diplomën”, thuhet në njoftim.

Ky edicion i dedikohet bashkëatdheratëve dhe vizitorëve të qytetit pitoresk Prizrenin , ku pos ekspozitës do të demonstrohet edhe vizatimi i portreteve nga artistët botërorë.

Në njoftim thuhet se ky edicion rrjedhë si frutë i suksesit të festivalit të vitit të kaluar ku për 4 ditë janë vizatuar 260 portrete.

“Synimi i dytë i këtij edicioni është të krijojë dhe zhvillojë këtë lojë të artit përmes bashkëpunimit me organizata tjera botërore. Për këtë shoqata “Xhennet comics” ësh të në bashkëpunim të thellë me organizatën botërore të karikaturës “Don chicoute”Gjermani,”Partia Dobrego Humoru”,me seli në Poloni dhe me degët e saj si në Bullgari,Turqi dhe Kosovë dhe me shoqatën e Karikaturistëve të Turqisë”, thuhet në fund të njoftimit

Më Shumë

E mërkurë me mot jostabil: Shi, diell e shkarkime rrufesh

Gjatë ditës së mërkurë parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe jostabil. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë ditës parashihen reshje lokale shiu, të shoqëruara...

Inaugurohet në Prizren murali “Çast”, kushtuar të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Në Kejin e Shatërvanit në Prizren është inauguruar murali “Çast”, kushtuar grave dhe burrave të mbijetuar nga dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit