17 miliardë dëme nga sulmi në Stamboll

Industria më e rëndësishme e Turqisë, turizmi, është dëmtuar rëndë pas sulmit terrorist në aeroportin e Stambollit.

Ajo punëson 8% të njerëzve në vend dhe dëmi i deritanishëm u ka kushtuar bankave turke 17 miliardë dollarë. Industria është në pikiatë me 35-40 për qind të të ardhurave në vitin 2016.

Anulimet e shumta të fluturimeve pikërisht një ditë pas sulmit zhytën optimizmin e presidentit Erdogan, pas përpjekjes së tij për të kthyer faqen e diplomacisë me Izraelin dhe Rusinë.

Rusët kanë qenë edhe kontigjenti i dytë më i madh i turistëve në bregdetin turk, pas gjermanëve, por rezervimet e tyre kanë rënë me 92%.

Ndërsa prenotimet e turistëve evropianë kanë rënë gjithashtu ndjeshëm si pasojë e frikës nga terrorizmi. Numri i vizitorëve gjermanë ka rënë gjithashtu me 31.5%, i atyre britanikë me 29.4% ndërsa italianëve me 56.2%.

Të gjithë këta tregues nuk janë shenjë e mirë, veçse shpalosin hapur se e keqja nuk ka mbaruar ende.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit priti në takim pune përfaqësues të Ambasadës Britanike

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,Petrit Kryeziu, priti sot në takim përfaqësues nga Ambasada Britanike, Alan Edwards, mentor për Ekipet e Përbashkëta Hetimore (JIT),...

Rahoveci mban takimin e parë publik për raportin 6-mujor të vitit 2026

Sot është mbajtur takimi i parë publik me qytetarët për punën në gjashtëmujorin e parë të vitit 2026, në përputhje me Ligjin për Vetëqeverisje...

Lajmet e Fundit