Zhdukja e 13-vjeçares, nëna: Ma kanë mashtruar

Një 13-vjeçare është larguar nga banesa që prej datës 2 korrik. Familjarët e saj janë drejtuar në polici të shqetësuar për të denoncuar mungesën e vajzës së tyre, me iniciale L.Q, e cila është shpallur në kërkim.

Vajza ka humbur çdo kontakt me familjen. Nuk dihet nëse rasti do të jetë i njëjtë me disa të tjera, ku vajzat janë larguar me të dashurit e tyre, megjithatë hetimet vijojnë për gjetjen e së miturës. Mamaja e vajzës, Floresha Qorri, duke folur për mediat, ka thënë se dyshon te një burrë 33-vjeçar i pamartuar nga Gramshi, që shkonte shpesh te shtëpia e tyre.

“Kam dyshime se ma ka mashtruar vajzën. Që kur është larguar vajza, ai nuk ka ardhur më”, thotë e ëma. Ajo ka bërë kallëzim më datë 03.07.2016, rreth orës 15:00, pranë Komisariatit të Policisë Sarandë, se ka humbur çdo lloj kontakti me të bijën, që prej ditës që është larguar, datë 02.07.2016. Policia po punon për gjetjen e kësaj shtetaseje.

Më Shumë

Sot mbahet Testi i Maturës, MAShTI jep detaje

Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka bërë të ditur se sot organizohet Testi i Maturës Shtetërore 2026. Në afatin e parë të këtij procesi...

“Muzat e Vreshtave”, festivali kushtuar poetit Xhevdet Bajraj nis rrugëtimin në Rahovec

Rahoveci do të mirëpresë më 22 qershor Festivalin Poetik “Muzat e Vreshtave”, një manifestim kulturor që i kushtohet poetit të ndjerë Xhevdet Bajraj dhe...

Lajmet e Fundit