25.5 C
Prizren
E hënë, 16 Qershor, 2025

Venera: Unë ia bëj të gjitha Lindit! (Video)

Venera Lumani dhe Lindi Islami, një nga çiftet më simpatike të njohur në kompeticionin “The Voice Of Albania 2”, kanë lançuar mbrëmjen e djeshme projektin e tyre të fundit me titull “Siento Amor”.

Kënga, siç edhe titulli prezanton, i dedikohet dashurisë së tyre, një këngë me ritme latine dhe verore. E kontaktuar nga Blitz.al, Venera ka rrëfyer detaje rreth realizimit të klipit dhe marrëdhënies së tyre në çift. Ndiqni në vijim intervistën:

Venera në “Siento Amor” është ndryshe në stilin e të kënduarit, më e ëmbël. Përse ke zgjedhur të vish në këtë mënyrë?

-Sa herë kam tentuar të ndryshoj provat më kanë rezultuar të suksesshme. Me këtë kam konstatuar se di të bëj më shumë se vetëm një stil. Me këtë parim eca edhe këtë herë.

Lindi kë pëlqen, Venerën potente të notave të larta apo këtë të ëmblën me të cilën kërcen edhe një tango?

-Unë ia bëj të gjitha Lindit. Çfarë të dojë ai…(qesh)

Sa e vërtetë është shprehja që Lindi këndon: “Edhe grindjet e zgjasin jetën”?

– Hmmm… duhet falënderuar Vojsava Alia për tekstin e bukur në radhë të parë. Ajo shprehje është bërë si “quote” tashmë, ka shumë njerëz që më shkruajnë pikërisht për atë frazë (qesh). Pastaj, sa për pyetjen, mendoj se shprehja duhet të jetë e vërtetë. Kush dashuron vërtet e kupton.

Kjo është thjesht një këngë dashurie, apo këngë dedikuar dashurisë suaj?

– Kjo është një këngë e jona shumë e ndjerë, që çdokush që dashuron si ne mund ta bëjë të vetën.

Si funksionojnë gjërat mes jush, Lindi –Venera apo Venera- Lindi? Në titujt e këngëve zakonisht kryeson Venera…

– Në jetë funksionon ashtu siç duhet dhe është e drejtë. Në këngë as që më paska shkuar ndërmend kjo që thoni ju (qesh).

Më Shumë

Begaj e Totaj theksojnë frymëzimin që sjell trashëgimia e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj të martën ka pritur presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 147-vjetorit...

Mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta gjatë javës së ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java që nis më 16 qershor do të karakterizohet me mot kryesisht të kthjellët dhe...

Lajmet e Fundit