10.4 C
Prizren
E diel, 22 Mars, 2026

Pse tashmë demarkacioni duket punë e kryer?!

Adrian Çollaku

Iniciativa për debat me kryetarin e Komisionit Shtetëror për Demarkacionin me Malin e Zi, Murat Mehen, përkundër që mund të jetë mendu si një inicativë serioze nga disa deputetë, për tejkalimin e gjendjes në të cilën është futur vendi për shkak të shënjimit të kufirit me Malin e Zi, shkon komplet në favor të dyshes Isa Mustafa e Hashim Thaçi.

Edhe nëse ta zëmë se kjo kërkesë miratohet nga ana e Kryesisë së Kuvendit, dhe do të ketë një përballje të Murat Mehës me profesorët si Zejnullah Gruda, Enver Hasani, Shpetim Bulliqi, Florim Isufi e të tjerë, sërish nuk do të ndryshoj asgjë.

Argumenti i dyshes tashmë “sunduese” të vendit, tandemit Thaçi- Mustafa, do të jetë që paska mospajtime për demarkacionin me Malin e Zi, mirëpo për hir të liberalizimit të vizave ata do të kërkojnë që sa më shpejt të ratifikohet në Kuvend Marrëveshja për Demarkacion, para pushimeve, e pastaj “mund të ndryshohet”.

Kur këtij “argumenti” të tandemit Thaçi- Mustafa i shtohet edhe “kërkesa” e Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve, se kinse marrëveshja për Demarkacionin duhet të miratohet sa më shpejt, thuajse kjo është punë e kryer dhe është çështje ditësh derisa të formailzohet edhe në Kuvend.

Në deputetët e PDK-së, e sidomos tek ata të LDK-së, nuk bën as të llogaritet se nuk do ta votojnë demarkacionin, përkundër deklaratave publike që kanë dhënë. Njëjtë sikurse ndodhi me zgjedhjen e presidentit Thaçi, ku deputetë të LDK-së me vite të tëra e akuzonin Hashim Thaçin për gjithçka që kishte ndodhur në Kosovë, mirëpo ditën e zgjedhjes së tij, i harruan të gjitha, dhe e sollën të “urryerin” e tyre në krye të shtetit, do të ndodh edhe me demarkacionin.

Pra, kur kemi parasysh se çfarë deputetë kemi, të shantazhuar, të shitur e të blerë, servilë e injorantë…, Thaçi e Mustafa do ta kalojnë demarkacionin, pra do t’i bëjnë 80 vota.

Kryetari i Kuvendit, dhe njëherësh lideri i partisë më të madhe në vend, Kadri Veseli edhe në këtë proces të rëndësishëm po mbetet nën hijen e Thaçit, përkundër që publikisht nuk e mbështeti asnjëherë Demarkacionin.

Opozita edhe njëherë do të tregohet e pafuqishme që ta ndalojë një marrëveshje të tillë, nga e cila Kosova sipas ekspertëve, do të humb hiq më pak se 8 mijë hektarë tokë. As gazi lotsjellës, as protestat e asnjë formë nuk do të mund ta ndaloj një marrëveshjeje të tillë.

Urime Kosovë edhe kjo marrëveshje “historike”!

Më Shumë

Vajza sulmohet nga babai dhe motra në Rahovec

Një rast i dhunës në familje është raportuar në Rahovec, ku një vajzë dyshohet se është sulmuar fizikisht nga babai dhe motra e saj. Me...

Junior 06 Moni Bau shkon në finalen e Kupës së Kosovës U16

Skuadra e vajzave Junior 06 Moni Bau U16 është kualifikuar në finalen e Kupës së Kosovës, pasi në ndeshjen gjysmëfinale shënoi fitore bindëse ndaj...

Lajmet e Fundit