Ushtarët nuk janë zgjidhja

Shkrimtari turk, Orhan Pamuk, Fitues i Çmimit Nobel, ka folur rreth situatës kaotike në Turqi, pas tentativës së ushtarëve për grusht shteti ndaj Presidentit Recep Tayyip Erdoan.

Ai ka thënë se ushtarët nuk janë zgjidhja e problemeve të Turqisë.

“Grushti i dështuar i shtetit në Turqi, që shkaktoi shumë viktima, edhe mes civilëve, gjatë përplasjeve që ndodhën natën e të premtes, më shkakton një dhimbje të thellë”.

“Edhe unë, ashtu si miliona qytetarë turq, natën e të premtes kalova orë të tëra përpara televizorit, duke parë në mënyrë të drejtpërdrejtë zhvillimin e grushtit të shtetit, dhe rezistencën që iu bë prej rrjeteve televizive”.

“Edhe unë i përqendruar, bashkë me miliona telespektatorë të tjerë, në tentativën për të kuptuar se çfarë po ndodhte në të vërtetë”.

“Dua të them se unë kam një besim të plotë te demokracia. Pastaj, për shumë arsye të ndryshme, unë jam kritik ndaj Qeverisë aktuale të AKP, Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim. Megjithatë, dua ta them me shumë qartësi se grushtet ushtarake të shtetit nuk janë kurrë një zgjidhje për problemet e Turqisë”.

“Gjatë jetës sime kam parë tre grushte shteti ushtarakësh ‘të suksesshëm’, dhe katër ‘të dështuar’… Të gjithë ata i kanë bërë problemet e Turqisë edhe më të mëdha, dhe njerëzit edhe më të pakënaqur. Kështu që, ndihem i lehtësuar që, partitë e opozitës shprehën qysh në fillim kundërshtimin e tyre ndaj grushtit të shtetit. Sepse, e ardhmja e Turqisë është te demokracia e plotë”, ka shkruar Pamuk në mesazhin e tij. / Bota.al

Më Shumë

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Kurtaj rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me sulmuesin Albion Kurtaj, i cili ka nënshkruar kontratë të re trevjeçare me klubin prizrenas. Kurtaj vazhdon kështu rrugëtimin...

Lajmet e Fundit