12.8 C
Prizren
E martë, 7 Maj, 2024

Autostrada Biennale në Prizren mund të jetë e qëndrueshme

Konferenca ndërkombëtare “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike”, më 23 dhe 23 korrik, mblodhi në Prizren artistë, pedagogë, kuratorë dhe partnerë potencial për të reflektuar mbi rëndësinë e Bienales së artit bashkëkohor në rajon dhe më gjerë.

Në hamamim e ndërtuar ndërtuar në shekullin XVI, panelistët e ftuar, në katër seanca, debatuan mbi misionin e filluar për konsolidimin e partneriteteve mes institucioneve publike dhe private të artit, artistëve dhe grupeve joformale, përmes rrjetëzimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe ideve – me qëllim të përbashkët, për të nxitur krijimin e mundësive të reja për zgjerimin dhe ringjalljen e komunitetit artistik në rajon dhe më gjerë, shkruan PrizrenPress.

Përmes frymës së bashkëpunimit dhe shkëmbimeve kulturore, Autostrada Biennale, u tha se vjen si një magjistrale inovative e Bienales së Stambollit, Bienalës së Venecies dhe asaj të Prizrenit. Ajo ndjehet e provokuar të veprojë, të vëjë në pikëpyetje vështërsitë e botës bashkëkohore, duke i nxjerrë në pah kushtet sociale, ekonomike, politike dhe estetike; lokale, regjionale por edhe më gjerë.

Në seancën e parë, të titulluar “Arti dhe territoret krijuese të padefinuara”, moderuar nga Stefano Romano, u adresuan marrëdhënien e artit dhe lëvizjeve botërore. Panelistët: Iara Boubnova (ICA / Sofia, Bulgari); Sezgin Boynik (Teoricient / Helsinki, Finland); Sislej Xhafa (Artist / New York, SHBA); Yehuda Safran (Columbia University / New York, SHBA); Miran Mohar (Artist, IRWIN / Ljubjana, Sllovenia), do të folën për atë se si ka ndryshuar roli i artit në vitet e fundit.

Seanca e dytë, e titulluar “Një qytet që nuk ka galeri, por ka bienale të artit”, u moderua nga Eliza Hoxha, ndërsa në panel morën pjesë: Anna Smolak (Kuratore, Poloni); Gëzim Paçarizi (Arkitekt / Gjenevë, Zvicër); Klod Dedja (Kurator, M.A.M. Foundation / Tiranë, Shqipëri); Nikolett Er?ss (OFF Biennale / Budapest, Hungari); Petrit Halilaj (Artist, Fondacioni Hajde / Berlin, Kosova).

Kjo seancë ishte për strukturën dhe përbërjen e ardhshme të bienales dhe mundësitë e organizimit të një bienale të artit bashkëkohor, në një qytet ku nuk ka galeri arti.

Seanca e titulluar “Pikat e përbashkëta / Arti, investitorët dhe publiku”, preku pikat me interes për artin dhe investitorët si dhe domenin publik. Të ftuarit në panel: Edmond Hajrizi (Rektor, UBT / Prishtinë, Kosovë), Gregor Podnar (Galerija Gregor Podnar / Berlin, Gjermani) dhe Osman Arayici (Akademia Evolucion / Turqi) – që pati një video paraqitje, debatuan për atë se a duhet konceptet artistike domosdoshmërisht të filtrohen në filtra politike dhe ekonomike, me qëllim që të mbështete si dhe për mundësitë që investimet në art dhe kulturë të ndikojnë në ekonominë e vendit. Moderator i kësaj seance ishte Hajrulla Çeku.

Në seancën fundit, “Bienalja e artit bashkëkohor / Ndikimi saj në vend dhe rajon”, moderuar nga Rubin Beqo, folën: Ana Frangovska (Kuratore / Shkup, Maqedoni); Olson Lamaj (Miza Gallery / Tiranë, Shqipëri); Shkelzen Maliqi (Kritik arti / Prishtinë, Kosovë); Zdenka Badovinac (Moderna Galerija / Ljubljanë, Slloveni).

Panelistët diskutuan se si ishin bienalet dikur dhe si ka përparuar performanca e tyre me vite, ndërsa sollën përvoja dhe mënyra për realizimin e një bienale të qëndrueshme.

Konferenca “E kaluara bashkëkohore. E ardhmja historike” ishte hapi i parë në ndërtimin e “Autostrada Biennale”, bienale e parë artit bashkëkohor në Kosovë, që do të mbahet në Shtator 2017, në Prizren. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Lajmet e Fundit