Mallkimi i Che Guevaras

Persona të ndryshëm që u përfshinë në vrasjen e Ernesto Che Guevarës në Bolivi, gjetën vdekje të dhunshme, aq sa krijuan legjendën e një “mallkimi të Che”. I pari që humbi jetën, prej rënies së pashpjegueshme të helikopterit të tij, në vitin 1969, ishte presidenti i Bolivisë, Rene Barrientos. Po atë vit Honorato Rojas, fshatari që kishte tradhëtuar Che Guevarën duke zbuluar vendndodhjen e tij, u ekzekutua nga ushtria e guerilasve bolivianë. Në vitin 1971, koloneli Roberto Quintanilla, shefi i shërbimeve të fshehtë bolivianë, që mori gjurmët e gishtërinjve të Che Guevarës pasi i ishin prerë duart, u vra në Gjermani nga Monika Ertl, “ëngjëlli hakmarrës i Che”. Më pas, Ertl do të vritej në një pritë të organizuar prej kriminelit nazist, Klaus Barbie.

Në vitin 1973, Andres Selich, ushtaraku bolivian që mori në pyetje Che Guevarën pas kapjes së tij, u vra me shkopinj nga militarët e Hugo Banzer, presidenti i ri bolivian, i asrhur në pushtet me një grusht shteti, dy vite më herët.

Koloneli Joaquin Zenteno Anaya, i cili kishte zbatuar urdhërin e vrasjes së Che, pasi e kishte marrë nga shefi i Shtabit, Juan Jose Torres, u vra në vitin 1976 në Paris nga “Brigata Ndërkombëtare Che Guevara”.

Nga ana e tij, Torres u vra në Buenos Aires në vitin 1976, nga një organizatë e të djathtës ekstreme argjentinase.

Mario Teran, që ekzekutoi Che Guevarën, ka jetuar gjithmonë i fshehur, nën terrorin e një hakmarrjeje të mundshme.

Felix Rodriguez, agjenti i CIA-s që identifikoi Che Guevarën për qeverinë amerikane u godit nga një formë e rëndë astme: e njëjta që kishte përndjekur Che Guevarën përgjatë gjithë jetës së tij. /bota.al

Previous article
Next article

Më Shumë

Gjendet pa shenja jete një person në Krushë të Madhe të Rahovecit

Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në fshatin Krushë e Madhe të Rahovecit. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti është raportuar...

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren shpall konkursin për studentët e rinj më 29 qershor

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren njofton të gjithë maturantët dhe kandidatët e interesuar se më 29 qershor 2026 do të shpallet zyrtarisht konkursi për...

Lajmet e Fundit