DokuFest i kthehet programit të rregullt me përmirësimin e motit

Në ditën e pestë të festivalit DokuFest, sot më 9 gusht, në konferencën e përditshme për media, folën përzgjedhësi i filmave të shkurtër për DokuFest, Samir Karahoda dhe Senta Van der Weetening nga festivali i filmave të shkurtër Winterthur. Karahoda foli për ecurinë e festivalit, ku sot me përmirësimin e motit, të gjitha filmat do të mbahen në vendet e parapara.

DokuKids po vazhdon aktivitet dhe punëtoritë duke ofruar një ambient të mrekullueshëm për fëmijët. “Një slogan do të shkruhet nga fëmijët e DokuKids murin e Kino Lumëbardhit, me ndihmën e regjisores nga Polonia, Eva Smyk, ku do të mundohen të krijojnë edhe një film të animuar, që do të shfaqet në fund të festivalit, tha Karahoda. Sa i përket ecurisë së DokuFestit, Karahoda ka bërë të ditur se në garën nacionale të së martës, katër prej filmave kanë qenë premierë. Ai paralajmëroi programin e pasur për ditën e sotme duke theksuar master klasën me artistin Anri Sala, me fillim nga ora 14:00, shkruan zëri.info.

Për të prezantuar disa nga filmat e shkurtër, në konferencë foli Senta Van der Weetening, përfaqësuese e Winterthur Short Film Festival, në Zvicër. Filmat janë ndarë në një kategori të veçantë të quajtur 5X5X5 dhe do të shfaqen sot nga ora 16:00 në KinoKlubi. “Winterthur është një fshat i vogël në Zvicër dhe ne organizojmë një festival atje që prej 20 vitesh” tha Weetening. Festivali ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe ka filluar edhe të prodhojë filma së fundi.

“Festivali zhvillohet çdo vit në nëntor dhe numëron një mesatare prej 17.000 pranimeve në programet e tyre, si dhe 650 pjesëmarrës nga industria e filmit. Në nëntor të vitit 2014, Akademia e Arteve filmike dhe Shkencave ka shtuar këtë festival në listën e «Akademia e festivaleve kualifikuese për Film të Shkurtës.

Fituesit e Çmimit të Madh dhe çmimit për filmin më të mirë të Zvicrës në festival mund të konkurrojnë në garën për OSCAR® në kategorinë më të mirë për film të shkurtër,” bënë të ditur ajo. Weetening është shprehur shumë e lumtur me bashkëpunimin e tyre me DokuFest dhe shpreson që ky bashkëpunim të zgjerohet edhe në mënyra të tjera. /Zëri/

Më Shumë

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Mbi 12 mijë turistë u futën në Shqipëri në 12 orët e fundit

Pika kufitare e Morinës po përballet me fluks të lartë lëvizjesh, ndërsa qindra pushues nga Kosova dhe vendet e rajonit kanë zgjedhur bregdetin shqiptar...

Lajmet e Fundit