9.2 C
Prizren
E hënë, 17 Nëntor, 2025

Bedri Bytyçi: Po hetohemi në mënyrë të padrejtë

Drejtori i Inspektoratit në Prizren, Bedri Bytyçi ka thënë se procesi i hetimit ndaj tij dhe dy drejtorëve të tjerë të Komunës së Prizrenit, për vdekjen e trevjeçares Xheneta Gashi, është jo i rregullt dhe i padrejtë.

“Nuk është në rregull kjo. Do të vërtetohet se kush e ka përgjegjësin për këtë rast”,ka thënë Bytyçi.

Sipas tij, objektet janë marrë në mbrojtje nga Ministria e Kulturës.

Ndërkaq, kryeprokurori i Prizrenit, Sylë Hoxha ka thënë se rasti i vdekjes së trevjeçares Xheneta Gashi, është duke u trajtuar me prioritet nga institucioni që e drejton dhe policia.

Ai ka thënë se për këtë rast janë hapur hetimet dhe duke u mbledhur provat.

Drejtori i Inspektoratit, Bedri Bytyqi, ish-drejtori i Urbanizmit, Nijazi Kryeziu, si dhe drejtori i Emergjencave, Bedrija Ejupagiq po dyshohen për dy vepra penale: shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, si dhe mos evitim të rrezikut.

Tre zyrtarë të komunës së Prizrenit janë duke u hetuar nga prokuroria, me dyshimin për neglizhencë në rastin tragjik të shembjes së një shtëpie në qendrën historike të Prizrenit, ku gjeti vdekjen trevjeçarja, Xheneta Gashi në qershor të këtij viti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Zonat që do të mbesin pa rrymë sot në Prizren

KEDS ka bërë të ditur se të premten do të realizohen punime nga pala e tretë, të cilat do të shkaktojnë ndërprerje të energjisë...

Të shtunën, krejt Prizreni n’sallë: Bashkimi kërkon fitore të madhe kundër Pejës

Të shtunën, ekipi i Bashkimit do të përballet me Pejën në palestrën “Sezai Surroi”, në një ndeshje që pritet të jetë shumë e fortë...

Lajmet e Fundit