Rusia fajëson Gjermaninë për marrëdhëniet e ftohta

Ministri jashtëm rus, Sergei Lavrov e ka fajësuar Berlinin për marrëdhëniet jo të mira në mes të Rusisë dhe Gjermanisë.

“Ne iu japim rëndësi të madhe marrëdhënieve me Gjermaninë dhe nuk është faji jonë që ne jemi në periudhë të vështirë”, ka thënë Lavrov mbrëmë.

Kryediplomati rus dhe homologu i tij gjerman, Frank Walter Steinmeier pritet të takohen sot për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me energji, por bisedimet do të fokusohen edhe në konfliktet në Ukrainë dhe Siri.

Aneksimi që i ka bërë Rusia gadishullit ukrainas të Krimesë dhe përkrahja për separatistët në pjesën lindore të Ukrainës ka dëmtuar tej mase marrëdhëniet e Rusisë me Bashkimin Evropian.

Qëndrimi i Gjermanisë ka qenë i prerë që BE-ja t’i vazhdojë sanksionet kundër Rusisë për veprimet e sipër përmendura./rel.

Më Shumë

Rahoveci dhe Xaghra e Maltës zyrtarizojnë marrëveshjen e binjakëzimit

Komuna e Rahovecit dhe Këshilli Lokal i Xaghra-s në ishullin Gozo të Maltës kanë zyrtarizuar marrëveshjen e binjakëzimit, duke hapur një kapitull të ri...

Flamur Gashi rikthehet te Liria, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar rikthimin e portierit Flamur Gashi, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin prizrenas për tre sezonet e ardhshme. Pas disa sezoneve të...

Lajmet e Fundit