26.2 C
Prizren
E mërkurë, 9 Korrik, 2025

Ultimatumi i fundit për oligarkët e korruptuar

Porositë që la gjatë vizitës në vendin tonë, zëvendëspresidentit amerikan Joe Biden, nga analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë, po shihen si mesazh përfundimtar adresuar klasës politike të zhytur në korrupsion e nepotizëm, që të këndellet dhe të angazhohet që seriozisht dhe maksimalisht t’i përmbushë kërkesat e parashtruara në drejtim të luftimit të dukurive negative që e kanë kapluar vendin. Ata thonë se në këtë aspekt, edhe organet kompetente duhet ta kenë prioritet drejtësinë, dhe të punojnë për forcimin e shtetit ligjor në Kosovë, dhe njëherësh edhe reformimin e tij, pasi, sipas tyre, ‘kambanat bien për ata që kanë vesh’, andaj kësisoj edhe porosia e Joe Biden-it, luten që të mos hasë në vesh të shurdhët.

Porse, a do të reagojnë institucionet dhe politika kosovare pas porosisë së Biden-it, që askush i dënuar dhe i korruptuar të mos vazhdojë të jetë pjesë e institucioneve publike-shtetërore, pasi veç tjerash edhe afera e fundit e përgjimeve lë të kuptojë se në çfarë shteti mafioz jetojmë, ku korrupsioni dhe krimi i organizuar thuajse ka depërtuar në çdo pore të institucioneve, prej atyre më të ulëta e deri tek ato më të larta shtetërore, po pasqyrojmë opinionet e njerëzve kompetent për këtë çështje. Eksperti i fushës së sundimit të ligjit Blerim Burjani, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se kjo porosi ishte një mesazh përfundimtar për klasën e zhytur në korrupsion dhe nepotizëm. Së këndejmi, sipas tij, Biden bëri me dije se ky pushtet duhet ta përmirësojë imazhin e shtetit të ri dhe për të ndërtuar një demokraci funksionale që mungon.

Reformat po ngecin

“Vërejtjet dhe kritikat po i bëhen çdo ditë kësaj klase politike, por reformat po ngecin në rrugë qorre, derisa po ka më shumë lojëra se sa ndryshime pozitive, teksa në anën tjetër në opinion po krijohet një ndjenjë e padurimit, pasi asgjë pozitive nuk po adresohet, përveç funksionimit të shtetit partiak dhe eventualisht mashtrimeve, gënjeshtrave politike, që kanë tejkaluar të gjitha limitet normale”.

Më tej, Burjani ka nënvizuar se Biden ka përsëritur atë që për çdo ditë janë të mbushura faqet e shtypit, por siç tha ” Jemi shumë larg drejt funksionimit të shtetit ligjor dhe njëherë të pashpresë për të ndërtuar një alternativë politike. Andaj, shteti ka nevojë për ndryshime pozitive dhe domethënëse për demokracinë, derisa kjo çka shihet është kulmi i dëshpërimit qytetar, përderisa ardhmëria është vetëm në duar të klasës intelektuale, e assesi në duart e kësaj klase politike dhe të paedukuar, gjë e cila edhe është dëshmuar dhe po dëshmohet në vazhdimësi”, është shprehur Burjani.

Analisti politik dhe juridik, Mazllum Baraliu thotë se miqtë dhe shokët e mirë gjithmonë këshillojnë e nuk diktojnë, dhe nisur nga kjo, sipas tij, porositë e ndryshme që jepen me qëllim të mirë, veçanërisht ato nga liderët e rëndësishëm nga SHBA-ja, ato do të duhej të ishin të mirëseardhura, për më tepër, siç tha, për udhëheqjen e institucioneve tona dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës. E veçmas, kjo sipas tij, kur gjendja është tepër e rëndë dhe zhgënjyese në vend, si në aspektin e sundimit të së drejtës, por edhe pranisë së fenomeneve negative, si korrupsionit e krimit të organizuar. ” Andaj, patjetër se çdo porosi në këtë drejtim do të duhej të merrej seriozisht nga establishmenti politik, nga klasa politike dhe nga institucionet e Kosovës”, theksoi ai…

Më Shumë

Kastrati: Malisheva po hyn në një fazë të re të zhvillimit urban

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, së bashku me drejtorin e Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Blerim Thaçi, dhe zyrtaren kryesore financiare, Valentinë...

Festivali Rock&Blues 2025 rikthehet fuqishëm në Prizren – falas për publikun

Rock&Blues Festival 2025 rikthehet në Prizren me edicionin më të madh deri më tani, duke sjellë tri net të mbushura me muzikë, energji dhe...

Lajmet e Fundit