Adem Grabovci mbetet deputet i lirë, s’është as Nënkryetar i PDK’së

Prej kur kishte ardhur në pushtet PDK, Adem Grabovci kishte pasur pozitën kryesore që ka koordinuar punësimet e militantëve partiakë. Mirëpo, pas publikimit të skandalit të përgjimeve, ku Grabovci dëgjohet duke bërë pazare me vendet e punës shtetërore. Mirëpo, tash ai ka mbetur deputet i lirë i PDK’së. S’e ka më pozitën as të Shefit të Grupit Parlamentar dhe nuk është as Nënkryetar i Partisë.

Njeriu më i fuqishëm në PDK që është marrë me punësimin e militantëve partiakë ka mbetur edhe pa pozitën e Nënkryetarit të kësaj partie. Kjo për shkak se ka dhënë dorëheqja nga pozita e Shefit të Grupit Parlamentar të PDK’së dhe automatikisht e largon edhe nga pozita në udhëheqjen e partisë.

Statuti i PDK’së saktëson se Shefi i Grupit Parlamentar sipas detyrës zyrtare është edhe Nënkryetar i PDK”së, shkruan Gazeta Express.

Grabovci dha dorëheqje pas publikimit të përgjimeve ku vërtetohet se militantët e PDK’së kishin zënë pozitat kryesore në borde, polici, agjenci qeveritare dhe institucione tjera.

Askush nga PDK s’ka dhënë komente për këto përgjime, përveç, se kanë thënë se janë duke i dëgjuar.

Prokuroria e Kosovës ka nisur hetime dhe ka paralajmëruar mundësinë e ngritjes së një aktakuze nëse vërtetohet se ka pasur vepra penale të kryera nga personat që janë pjesë e përgjimit.

Deri më tash, në këto përgjime, është dëgjuar zëri i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Vlora Çitakut, Sami Lushtakut, ish-Ministrit Besim Beqaj etj.

Më Shumë

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Paraburgim për shoferin e kamionit të betonit që shkaktoi vdekjen e punëtorit të Prizren

Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji për shoferin e kamionit të betonit nga i cili u shkaktua vdekja...

Lajmet e Fundit