Chelsea, 35 milionë funte për Romagnolin

Chelsea ka bërë ofertë prej 35 milionë funte për mbrojtësin e Milanit, Alessio Romagnoli.

Sipas Daily Mail, trajneri Antonio Conte është takuar me kryesinë e klubit duke kërkuar blerje të reja para mbylljes së afatit kalimtar.

Një mbrojtës qendror mbetet dëshira e Contes, ndërsa Milani i kishte kthyer fillimisht përgjigje se Romagnoli nuk është në shitje.

21 vjeçari është bashkuar me Milanin nga Roma për 21milionë funte, por tashmë oferta e Chelsea prej 35 milionë funte do ta fusë në dilemë Milanin.

Nikola Maksimovic dhe Kalidou Koulibaly janë dy lojtarë tjerë që pëlqehen nga Conte.

Më Shumë

Vreshtarët përfitues në Rahovec mund të furnizohen me preparat për luftimin e cikadës

Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Rahovec ka njoftuar vreshtarët përfitues se mund të furnizohen me preparatin për luftimin e insektit cikada në pikën...

Ndahet nga jeta fermeri më i vjetër i Prizrenit, Pashk Boqaj

Është ndarë nga jeta Pashk Boqaj, një prej figurave më të njohura dhe më të respektuara të Hasit, i cili njihej si fermeri më...

Lajmet e Fundit