7.3 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Azem Syla lirohet nga paraburgimi

Azem Syla do të lirohet nga paraburgimi bashkë me Nuhi Ukën, Arton Vilan, Hajrullah Berishën, Avni Maxhunin dhe Sabedin Haxhiun.

Kështu merr vesh Insajderi, që ka siguruar vendimin e Gjykatës.

Paraburgimi i tyre do të zëvendësohet me një masë tjetër e cila do të përfundojë në me 25 nëntor.

Sipas këtij vendimi të siguruar nga Insajderi, Ilaz Sylës dhe Lubijsha Vujoviq do të mbesin në paraburgim

Avokati Tomë Gashi ka paralajmëruar se shumë shpejt do të lirohet nga paraburgimi, Azem Syla ish komandanti i UÇK’së Gashi në një status në Facebook ka thënë se lirimi i Sylës mund të ndodh edhe sonte.

“Shumë shpejt pritet lirimi i klientit tim, zotit Azem SYLA ish komandantit të UCK nga paraburgimi, kjo fare leht mundë të ndodhë edhe sot me 25. 08. 2016”, ka thënë ai.

Azem Syla ishte arrestuar muaj më parë nën pretendimin se është kryesues i një grupi të madh të organizuar kriminal, i cili ka qenë aktiv që nga viti 2006.

Më Shumë

Kryeprokurori i Prizrenit: Lufta kundër korrupsionit nuk do të ndalet as para dyerve të prokurorisë

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që të raportojnë çdo provë inkriminuese ndaj prokurorëve apo zyrtarëve...

Kubëzohen rrugët e fshatit Kuk në Dragash

Kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini, sot vizitoi njërin prej 20 akseve rrugore që po kubëzohen në fshatin Kuk. “Sot vizitova njërin nga 20 akset rrugore...

Lajmet e Fundit