Për 7 ditë, 7 vrasje në Kosovë

Kosova po del të jetë vend ‘kobi’ për qytetarët e saj.

Nuk ka kaluar as edhe një javë kur në Kosovë janë shuar 7 jetëra njerëzish. Pikërisht sot një djalosh 22 vjeçar nga Prishtina ra pre e një breshëri plumbash të cilat i kushtuan me jetë, shkruan Gazeta Fjala.

Ndërkohë që me 19 gusht u vra në Ferizaj edhe një djalosh tjetër 20 vjeçar, derisa më 23 gusht u vranë me armë zjarri tre persona në qytetin e Gjakovës. E në Deçan të Pejës para tre ditëve u vranë edhe dy persona të tjerë.

Sociologu, Enver Hasani, thotë se gjendja e rëndë ekonomike, mungesa e funksionimit të institucioneve, xhelozia, konsumi i alkoolit, janë disa nga shkaqet që po bëjnë që kosovarët të marrin jetëra njerëzish.

Sipas Hasanit edhe numri i madh i armëve që posedojnë kosovarët po bënë që në momente delikate të përdoren gjatë konflikteve të ndryshme.

“Gjendja ekonomike e sociale, është faktori kryesor që sipas meje po i shtynë të rinjtë në konflikte. Duke parë rrethanat në vend, mungesën e vendeve të reja të punës, mungesën e vetëbesimit, si dhe mos punën e institucioneve, vim edhe deri tek akte të tilla”, ka thënë ai.

Për numrin kaq të madh të vrasjeve në vend njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka thënë për Gazetën Fjala numri i madh i armëve ilegale në duart e qytetarëve po vazhdon të rrezikojë sigurinë publike dhe sigurinë e përgjithshme në Kosovë.

“Madje, fatkeqësisht, numri i vrasjeve është jashtëzakonisht i lartë dhe si pasojë, edhe ndjenja e pasigurisë është në rritje. Mendoj se, arsye tjetër është edhe mosefikasiteti i sistemit të drejtësisë dhe të gjyqësorit”, ka thënë Rmadani.

Sipas tij njerëzit në Kosovë, nuk po kanë besim në organet e drejtësisë.

“Njerëzit në Kosovë nuk kanë besim tek drejtësia dhe tek mundësia që të realizojnë të drejtën e vet përmes rrugës institucionale, dhe kjo patjetër që shton rrezikun për përdorim të formave tjera primitive. Zvogëlimi i rasteve të vrasjeve dhe lëndimeve, qartësisht mund të arrihet përmes efikasitetit të drejtësisë dhe gjyqësisë, sikurse edhe përmes një programi gjithëpërfshirës për heqjen e armëve ilegale nga duart e qytetarëve. Porse, parakusht për këtë është rritja e besimit publik për institucionet shtetërore”, ka shtuar Ramadani./GazetaFjala/

Më Shumë

Kurti viziton ekspozitën digjitale kushtuar Ukshin Hotit në Krushë të Madhe

Në 83-vjetorin e lindjes së Ukshin Hoti, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar Ekspozitën Digjitale “DheShkronjë”, të hapur në Amfiteatrin e...

KEDS-i me punime në rrjet, reduktime në Prizren

KEDS ka njoftuar se disa vende do të mbesin pa energji elektrike sot, për shkak të punimeve në rrjet. Përmes një njoftimi për media, KEDS-i...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit