19.8 C
Prizren
E diel, 28 Prill, 2024

Besa, krenaria e Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, drejtoresha për kulturë, rini dhe sport, Blerta Krasniqi dhe drejtori i arsimit, Avdi Morina, kanë pritur sot kampionët e shumëfishtë të Kosovës, në not, KN “Besa”, të cilët i kanë uruar me rastin e triumfit në Kupën e Kosovës në Not, ku klubi mori katër nga pesë kupat e mundshme, duke u shpallur kështu edhe fitues të Kupës së Kosovës.

Begaj, fillimisht i ka uruar për suksesin e treguar në vazhdimësi gjatë këtij viti dhe viteve të mëparshme.

“Ju na bëni të ndihemi krenarë me juve dhe ju jeni krenaria e Malishevës”, ju ka thënë Begaj, notarëve të klubit të notit “BESA”.

Trajneri i ekipit, Adrian Telaku, e ka falënderuar kryetarin Begaj dhe Komunën e Malishevës, për përkrahjen e dhënë në vazhdimësi, si dhe ka treguar edhe për sfidat e klubit, deri në arritjen e suksesit. Sipas tij, me gjithë kohën e shkurtë të ushtrimeve, pasi nuk disponojnë pishinë të mbyllur, klubi ka arritur suksese të jashtëzakonshme, duke a dalë fitues në të gjitha garat, sikur edhe në Kupën e Kosovës, ku triumfuan bindshëm.

KN “Besa”, dje në garat e Kupës së Kosovës, ka dalë fitues në kategorinë e juniorëve, kadetëve, pionierëve dhe fillestarëve për meshkuj. Gjatë këtij viti, KN “Besa”, ishte kampion i Kosovës, në kategorinë e juniorëve, pastaj, fitues i garës tradicionale “Esmir Shala”, fitues i garës “Kupa e Bifurkacionit” dhe tani edhe fitues i katër kategorive në garat e Kupës së Kosovës në not, duke bërë klubin më të suksesshëm të notit në vend dhe natyrisht klubin më të suksesshëm nga Malisheva. Po ashtu rezultatet e mira, nuk kanë munguar as në garat tjera në nivel vendi dhe në nivel kombëtar. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Vetëm në muajin mars, diaspora i dërgoi 112 milionë euro në Kosovë

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka publikuar të dhënat e reja statistikore. Sipas raportit, prurjet më të mëdha të remitancave ishin nga institucionet financiare...

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët...

Lajmet e Fundit