12.3 C
Prizren
E martë, 11 Nëntor, 2025

PDK&LDK e dashurojnë modelin “Grabovci”

Edhe pse afera e përgjimeve po hedh dritë mbi modelin qeverisës të partive kosovare, veç- mas të PDK-së, ende nuk ka një distancim publik qoftë nga vetë drejtuesit e PDK-së apo partnerët e saj në pushtet. Analistët politikë kërkojnë nga LDK-ja, si partner i koalicionit të PDK-së, që të bëjnë një distancim publik nga modeli “Grabovci”, sepse, sipas tyre, një parti që qeveris duhet që të distancohen haptazi nga kjo formë e pistë e qeverisjes. Ndërkaq, nëse nuk e bën këtë LDK-ja, kjo tregon kështu se edhe ata do të vazhdojnë me të njëjtën logjikë të keqe qeverisëse, që është një formë nepotike, klienteliste, diskriminuese, antiligjore e qeverisjes.

Por, një pjesë e analistëve thonë se ata që janë pjesë e Qeverisë nuk kanë mundësi që të distancohen nga këto afera. Ata theksojnë se Skandali “Pronto 2” është treguesi më real dhe më i sinqertë për moralin e ulët, që kanë zyrtarët tanë politikë. Me gjithë pyetjet e dërguara na adresë të zyrtarëve për informim të dy partive politike të koalicionit aktual, PDKLDK, se a do të ndodhë një distancim i tillë nga modeli “Grabovci”, zyrtarët e koalicionit nuk kanë dhënë ndonjë përgjigje, shkruan gazeta Kosova Sot.

Morali politik në krizë

Deputeti i opozitës, Haxhi Krasniqi (Nisma), është i mendimit se me të dalë në medie të këtij rasti, po të kishte pak moral tek këto dy parti të koalicionit, drejtuesit e PDK-së, por edhe të LDK-së ka qenë dashur që menjëherë të distancohen publikisht nga modeli “Grabovci”. Në të kundërtën, sipas opozitarit Krasniqit, heshtja e tyre si pjesë e koalicionit me PDK-në ka treguar dhe ka dëshmuar kështu se koalicioni aktual edhe në të ardhmen e qeverisjes së tyre, derisa të jenë në pushtet, do të vazhdojnë me të njëjtën logjike të keqe qeverisëse, që nuk është gjë tjetër veçse një formë e sundimit nepotik, klientelist, diskriminuese, antiligjore e modelit “Grabovci” të qeverisjes.

“Heshtja e tyre është një tregues se te këto dy parti politike mungon morali politik dhe përgjegjësia nga prononcimet publike”. Ndërkohë analistët thonë se rasti i Adem Grabovcit mbetet një limon në duart e Hashim Thaçit dhe të Kadri Veselit, të cilët janë maja e ajsbergut në këto afera korruptive, nepotike, klienteliste dhe diskriminuese për një shoqëri, e cila ka pasur nevojë të ngutshme me rimëkëmbë ekonominë dhe gjendjen sociale. Analisti politik, Shefqet Dibrani tha për “Kosova Sot” se Skandali “Pronto 2” është një tregues i qartë për moralin e ulët që kanë zyrtarët politikë të PDKsë, por hiç më mirë nuk qëndrojnë as partitë e tjera.

Më Shumë

Artan Abrashi takon përfaqësuesit e tarikatit Melami në Prizren

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prizrenit, Artan Abrashi, ka zhvilluar sot një takim me përfaqësuesit e tarikatit Melami në teqen e tyre...

Transformim thelbësor në Spitalin e Prizrenit: Investim 3 milionë euro për Repartet Pediatrike dhe Internistike

Spitali i Përgjithshëm i Prizrenit "Prim. Dr. Daut Mustafa" po përjeton një transformim të thelbësishëm, falë një investimi prej rreth 3 milionë euro. Rikonstruktimi...

Lajmet e Fundit