27.8 C
Prizren
E hënë, 9 Qershor, 2025

Aktakuzë ndaj dy imamëve nga Prizreni

Nën dyshimet për “Terrorizëm”, Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj kryeimamit të Pjesës, Enes Gogës, imamëve nga Prizreni, Idriz Bilibani dhe Mallzom Mazllomi, imamit nga Prishtina, Bedri Robaj, dhe kryetarit të LISBA-s, Fuad Ramiqi. Pas shumë hetimeve dhe mbledhjeve të fakteve për disa muaj, të gjithë këta të pandehur po akuzohen nga organi i akuzës për veprat penale që ndërlidhen me nxitje të kryerjes së veprave terroriste.

Përveç imamëve të akuzuar pjesë e akuzës është edhe Fuad Ramiqi, i cili është kryetar i partisë islamike LISBA. Prokuroria bën të ditur se Ramiqi dyshohet të ketë kryer veprën penale që ka të bëjë me “Thirrje për rezistencë”.

“Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë pranë Gjykatës Themelore në Prishtinë, kundër pesë të pandehurve: Bedri Robaj, ish-imam në xhaminë afër ‘Termokosit’ në Prishtinë, Idriz Bilibani hoxhë nga Prizreni, Enes Goga kryeimam nga Peja, Mazllom Mazllomi imam nga Prizreni dhe të pandehurit Fuad Ramiqit. Sipas aktakuzës të pandehurit: Bedri Robaj dhe Idriz Bilibani me veprimet e tyre kanë kryer veprën penale ‘Shtytja për kryerjen e veprave terroriste’, nga Neni 141 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, bën të ditur Prokuroria.

Gjithnjë sipas Prokurorisë Speciale “të pandehurit, Enes Goga dhe Mazllom Mazllomi, po ashtu sipas aktakuzës kanë kryer veprën penale ‘Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mosdurimit, kombëtar, racor, fetar apo etnik’, nga Neni 147 par. 2, lidhur me par.1 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ndërkaq të pandehurin Fuad Ramiqi aktakuza e ngarkon me kryerjen e veprës penale ‘Thirrje për rezistencë’”, ka njoftuar Prokuroria e Shtetit përmes zyrës së saj për informim.

Aktakuza e ngritur ndaj të pandehurve ka ardhur si rezultat i hetimeve dyvjeçare. Sipas Prokurorisë Speciale, në hetime kanë qenë të përfshirë edhe persona të tjerë, në të njëjtën çështje penale, porse në mungesë të provave është marrë aktvendim për pushimin e hetimeve ndaj tyre.

Më Shumë

Lajmet e Fundit