19.3 C
Prizren
E diel, 18 Maj, 2025

Kosova s’ka dënuar asnjë serb për gjenocid ndaj shqiptarëve, kurse Serbia arreston secilin ushtarë të UÇK-së

Republika e Kosovës, tash e shtatëmdëdhjetë vite paslufte, pothuasje nuk e ka arresutar asnjë serb të vetëm për krime të bëra gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe gjenocid ndaj shqiptarëve.

Në anën tjetër, shteti i Serbisë, ka bërë deri më tani dhjetëra arrestime ndaj shqiptarëve. Secili shqiptar i cili hynë brenda territorit të Serbisë, të cilët në kohën e luftës ishin pjesëmarrës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, apo përkrahës të UÇK-së dhe luftës për çlirimin e vendit, ose i cili është i dyshuar i Serbisë është arrestuar nga ana e tyre.

Politologu Albinot Maloku, për Gazetën InfoPress thotë se, Serbia pavarësisht tentimit të Kosovës për të ndërtuar marrëdhënie fqinjësore nuk po ndryshon qasje nga e kaluara e saj. “Logjika politike e juridike e Serbisë është po ajo e vjetra, pavarësisht se ajo do të duhej konsideruar e tejkaluar. Fatkeqësisht, veç Kosova po e provon qasjen tejkaluese ndaj ish-bëmave e bëmave aktuale të Serbisë. Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë i nisur së prapthi, e jo siç do të duhej, të nxit mendimin se ky lloj i “normalizimit të raporteve mes vendeve tona”, duket të jetë mosbesues dhe të vihet në dyshim”, thotë Maloku.

Maloku më tutje tregon se çfarë pati thanë kryeministri i Republikës së Kosovës, akademik Isa Mustafa.

“Asnjë gjykatë në Serbi nuk ka të drejtë të gjykojë qytetarë të Republikës së Kosovës”, ka thënë Mustafa. “Ky urdhërim, pa veprim konkret nga ana e kryeministrit Mustafa, de facto dhe de jure hyn në veshin e djathtë e del në të majtin tek sistemi juridik i Serbisë. Veç kësaj edhe mekanizmat ndërkombëtarë jashtë dhe brenda Kosovës nuk i kanë bërë asnjëherë presion shtetit serb që të mos luajë ndjekësin e qytetarëve të shtetit të Kosovës, siç ka ndodhur disa herë. Reagimet e drejtuesve të organeve shtetërore të Kosovës kanë qenë po ashtu kryesisht pa përmbajtje, sa për të thënë, si edhe cinike. Kosova ka informacione më bollëk për kriminelët serb, por në vendin tonë prej çlirimit e këndej po duket se çdo gjë ka shkuar së prapthi”, përfundon Maloku.

Ndërsa, analisti politik Blerim Burjani thekson se kjo çështje është e njohur dhe se shteti i Kosovës nuk ka juridiksion për qytetarët e saj të cilët kanë bërë krime lufte dhe as që i lejohet Kosovës të kërkoj ndonjë ekstradim të qytetarëve të saj të pakicës serbe për krimet e bëra në Kosovë. “Kjo është pabarazi që i bëhet Kosovës në relacionet ndërkombëtare, ku organet e rendit nuk mund të marrin masa arresti as zhvillojnë procedurë gjyqësore për qytetarët e pakicës serbe që janë kosovar”, thotë Burjani për Gazetën InfoPress.

Burjani shton se, këto janë absurde e paaftësisë së politikës së Kosovës, MPJ-së dhe të gjithë të tjerëve që nuk kanë as aftësi e as guxim me kërkua një gjë të tillë, por as vetë të marrin masa të tilla kundrejt këtyre njerëzve që i kanë shkaktuar dhimbje të konsiderueshme popullatës shqiptare me numër të madh të viktimave. “Kosova nuk ka ndonjë juridiksion për temat e ndjekjeve penale të njerëzve të kësaj pakice që kanë kryer krime në Kosovë”, përfundon Burjani.

Më Shumë

Sekuestrohen 35 motoçikleta në Prizren

Policia e Kosovës në Prizren ka ndërmarrë një aksion të zgjeruar ndaj kundërvajtësve në komunikacion, me theks të veçantë te ngasësit e motoçikletave, mopedëve...

Drini i Bardhë ngjitet në Ligën e Dytë, kryetari i Prizrenit uron kampionët

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot përfaqësuesit e klubit futbollistik “Drini i Bardhë” nga Hasi, i cili në sezonin 2024/2025 u...

Lajmet e Fundit