I jepet lamtumira e fundit, zyrtarit të AAK-së në Rahovec

Kryetarit të nëndegës së AAK-së në Drenoc, Burim Zyberaj sot i është dhënë lamtumira e fundit.

Është kreu i AAK-së në degën e Rahovecit, Smajl Latifi ai i cili ka bërë të ditur lajmin për ndarjen nga kjo jetë e njërit prej udhëhqësve të partisë së Haradinajt në rajonin e Rahovecit.

Zyberaj ka ndërruar jetë pas një sëmundje të rëndë.

Ky është postimi i Latifit:

Sot ishte kohë me shi dhe ne bashkë e që ishim shumë, me dhembje e pikëllim u ndamë fizikisht dhe ia dhamë lamtumirën e fundit bashkëpunëtorit, aktivistit të përkushtuar dhe kryetarit të nëndegës së AAK-së në Drenoc, juristit me master- 30-vjeçarit Burim Zyberaj!

Të qoftë i lehtë dheu i kësaj toke!
Qofsh për jetë e mot i paharruar, Kryetar BURIM ZYBERAJ!

Më Shumë

Trangulli i Rahovecit po fiton tregun evropian

Nga serrat e Rahovecit drejt tavolinave evropiane. Me çmim më të lartë, cilësi më të mirë dhe kërkesë në rritje, trangulli i Kosovës po...

Totaj priti avokatët e popullit të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur sot në takim avokatin e Popullit të Republikës së Kosovës, Naim Qelaj, Shqipërisë, Endrit Shabani,...

Lajmet e Fundit