19 C
Prizren
E martë, 22 Korrik, 2025

‘Bashkëbisedim’ me Dajën

Valmir Agaj

Dajë, më falë që s’kam mund të bëjë asgjë nga ato që Ti ke dashur.

Ju kanë harruar qysh moti! S’ ju dinë as emrat, për këtë të betohem.

Janë trullosur nga rakia, parja, Bullgaria, Zvicra, Dubai, që Ti bashkë me shokë vetëm emrin ia keni dëgjuar.

Dajë, nuk të njohin as ata që i mbrojte në ditët më të rënda; të kanë harruar qysh moti.

Ti, nuk ju duhesh si i vdekur.

Bëjnë politikë në përvjetorë, ju personalizojnë, ju quajnë bashkëluftëtari im i radhëve të para edhe pse kurrë luftën se kanë pa me sy.

Dajë, po ta vrasin e cungojnë lirinë çdo ditë. Gjaku yt nga Baballoqi deri në Pagarushë nga plaga jote për këta s’paska pasë vlerë.

Këta se njohin më as vëllain e tyre. Janë bërë “bossa” me biznisa e xhip të shtrenjtë.

S’na shohin!

I kanë xhamat e zeza.

Ti e lëshove Gjermanin dhe u vrave, po për cka o dajë?!

Që këta të pasurohen e të kënaqen?

Fëmijët e tuaj të mos kenë bukë.

Kjo qenka liria. A për këtë paske luftuar ti me shokë?

Se besoj!

Mbrëme më erdhe në ëndërr. Më pyete për shokët tuaj, ku janë cka bëjnë a kanë bukë !?

Dajë, ata s’kanë as bukë as ujë! Fëmijët e tyre po qajnë nga uria.

Dajë, i shoh çdo ditë shokët tuaj në rrugë. Gëzohem se më duket sikur të shoh ty, por edhe dëshpërohem për gjendjen e tyre.

S’ janë me krenarë dhe me shpresë si dikur,tashmë jeta i ka thyer i ka mundur e kanë humbur betejën me jetën.

Janë dorëzuar s’kanë me forcë e kanë pranuar qe paskan luftuar që të pasurohen pashallarët.

Shokët se kanë bukën as ujin,disa kanë ikur në kampet e Hungarisë. Disa punojnë punëtor krahu disa ti kanë burgosur, disa kanë bërë vetëvrasje të shtyrë nga skamja, e disa…

Edhe një ushtar lirie të burgosen sot Dajë arsyeja?

A s’të mjafton?

Ai luftoi dhe mbrojti vendin e vet, deri në fund. A pak të duket?

Ky është shpërblimi ynë për të burgu!
Shteti ynë këtë “medalje” u dha luftëtareve si shpërblim
për mundin e tyre, Burgun

Udbashët!

Tradhtarët!

Dajë, më zure ngushtë. I kemi vënë në ballë të vendit në pozitat kryesore. Ata janë krenaria jonë.

Djemtë e tyre i udhëheqin shumicën e aseteve shtetërore.

Dajë ka edhe shumë të tjera që duhet ti tregoj, por do vijë një ditë kur të kem kohë do ulem aty nën pishat e bukura të Sukës ku pushon Ti, bashkë më shokët tu, e do të tregojë edhe shumë të tjera.

Më falë që s’kam mund të bëjë asgjë nga ato qe ti ke dashur.

Të dua dajë !

Më falë që s’mundëm të ndryshoj asgjë.

E kush më pyet mua?!

Më Shumë

Gjendet në gjendje të mirë shëndetësore e mitura nga Rahoveci

Pas disa ditësh kërkimi, vajza e mitur L.H., rreth 13-vjeçare nga Rahoveci, e raportuar si person i zhdukur më 14 korrik 2025, është gjetur...

Vdes një person në një vetaksident në autostradën “Ibrahim Rugova”

Një person ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti në autostradën “Ibrahim Rugova”. Sipas raportit 24 orësh të Policisë, rasti ka ndodhur të hënën...

Lajmet e Fundit