Prizren: Dy vite burgim me kusht për rojet e pyllit të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Rojet e pyllit, Sedat Jemini, Hamza Kolgeci, Agim Gashi, Hasan Buzhala, Agim Shala dhe Bashkim Gashi, të akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, të mërkurën, janë shpallur fajtorë dhe janë dënuar me nga dy vite burgim. Një dënim i tillë nuk do të ekzekutohet, nëse të njëjtit, në afat prej dy vitesh, nuk kryejnë vepra tjera penale.

Kryetari i trupit gjykues Xheladin Osmani, gjatë shpalljes së aktgjykimit ka thënë se të njëjtëve u është shqiptuar edhe dënimi plotësues, mos ushtrimi i ndonjë detyre zyrtare në institucionet publike,  brenda dy viteve pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimit.

Aktakuza e përfaqësuar nga prokurorja Ervehe Gashi, i ngarkonte të akuzuarit se në cilësinë e personave përgjegjës për ruajtjen e pyllit, i kanë mundësuar Xhemali Destanit dhe Riza Hajdarit, t’i largojnë traktorët e ngarkuar me drunjë, të prerë në mënyrë ilegale, nga vendi ku ishin ndaluar më parë nga rojet tjerë të pyllit./betimiperdrejtesi/

Më Shumë

Zyrtare: Valmir Kakruki firmos për dy vite me Bashkimin

Bashkimi ka vazhduar me afrimet për sezonin 2026/27, duke zyrtarizuar transferimin e Valmir Kakrukit. “Mirë se vjen, Valmir Kakruki! Valmiri është zyrtarisht pjesë e KB...

Përleshje në mes dy familjeve në Kobaj të Prizrenit, vritet një 27 vjeçar

Një 27 vjeçar ka mbetur i vrarë në fshatin Kobaj të Prizrenit, pas një përleshje që është raportuar në mes të dy familjeve. Sipas Policisë,...

Lajmet e Fundit