10 C
Prizren
E shtunë, 1 Nëntor, 2025

“Krijimi im” bënë bashkë krijuesit e rinj letrarë në Prizren

Të gjithë ata që janë të pasionuar pas shkrimit, që kanë botuar ndonjë shkrim ose që dëshirojnë ta bëjnë një gjë të tillë, mirëpo, edhe ata që thjeshtë janë të dhënë pas letërsisë do të kenë mundësi që të takohen në Prizren, duke kaluar kështu së bashku një orë letrare, shkruan KultPlus.

Mbajtja e diskutimit “Krijimi im” ka për qëllim që të bëjë së bashku krijuesit e rinj letrarë si shkrimtarët, poetët, prozatorët por edhe adhuruesit e letërsisë në mënyrë që këta krijues të rinj të njihen me punën e njëri-tjetrit dhe të diskutojnë për krijimtaritë e tyre. Mirëpo, përveç kësaj, pjesëmarrësit do të kenë mundësi që edhe të bisedojnë për problemet e ndryshme me të cilat disa prej tyre mund të jenë përballur, duke përfshirë problemet që kanë hasur për të botuar shkrimet e tyre apo për të qenë pjesë e një konkursi letrar.

Gjithashtu qëllimi tjetër i takimit “Krijimi im” – sipas organizatorëve Kastriot Veselaj dhe Mark Kuzhini, është që përmes diskutimeve të shfaqen edhe ide apo edhe të realizohen projekte të tjera të ngjashme, apo edhe krijimi i një klubi për të rinjtë që do t’i printe shoqatës për të rinjtë krijues. Kjo orë letrare që do të bëjë së bashku krijuesit e rinj letrarë do të mbahet në Shtëpinë Kulturore “Xhemajl Berisha”, Biblioteka e Qytetit-Këndi Amerikan, në Prizren me 3 shkurt, duke filluar nga ora 13:00.

Pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë që të jenë pjesë e këtij takimi duhet që të konfirmojnë pjesëmarrjen e tyre në email: [email protected] së bashku me të dhënat e tyre (emrin, mbiemrin, vendin dhe fushën/llojin e krijimtarisë). Gjithashtu pjesëmarrësit të cilët dëshirojnë që të ndajnë me të tjerët krijimet e tyre janë të lirë që t’i sjellin ato, kanë shtuar organizatorët e takimit letrarë “Krijimi im”.

Më Shumë

Prizrenasit fitojnë derbin në Mitrovicë

Bashkimi fitoi derbin e xhiros së tretë të ProCredit Superligës, duke mundur Trepçën në udhëtim me shifrat 79:93 (18:19, 18:33, 19:18, 24:23). Çerekun e parë...

Në Suharekë thirret takim i jashtëzakonshëm pas një rasti të rëndë të dhunës në familje

Mekanizmi Komunal Kundër Dhunës në Familje në Komunën e Suharekës ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm pas raportimit të një rasti të rëndë të...

Për Fatos Nanon

Lajmet e Fundit