17.8 C
Prizren
E mërkurë, 14 Maj, 2025

Mungesa e dimensionit gjeopolitik dhe gjeostrategjik

Haxhi Ferati

Politikave të mëdha shtetërore dhe kombëtare, si në Kosovë dhe Shqipëri , ashtu edhe atyre shqiptare në Maqedoni dhe gjithë gjeohapësirën shqiptare, ju mungon dimensioni gjeopolitik e gjeostrategjik.

Politikat dhe politikanët, politikëbërësit dhe pushtetarët, pa kontekstin gjeopolitik, e humbin rrugën në oborr, duke u sjell rreth vetvetes, duke u bërë kështu plotësisht të paafta dhe, pa fuqi ndikimi në rrethin e afërt dhe të largët.

Fakti se në Kosovë dhe Shqipëri nuk është ngritur as edhe një institucion – Institut – qendër studimi apo ekspertiza gjeopolitike-qeveritare, gjysmë qeveritare apo joqeveritare, është dëshmi se sa seriozisht këto shtete munden me qene si faktor ndikimi ne rajon e më gjerë.

Asnjë shtet i mirëfilltë nuk do t’i lejonte vetës komoditet që të shtrijë politikat e veta shtetërore e kombëtare pa studim serioz, se në çfarë drejtimi do të lëvizin dhe se çfarë do të jetë fuqia e ndikimit të tyre për interes shtetëror e kombëtar.

Përkundrazi vendet e rajonit i kanë të ngritur mekanizmat për studime , analiza dhe ekspertiza gjeopolitike dhe me shumë vëmendje i bashkërendojnë politikat e mëdha të tyre shtetërore e kombëtare të ngritura dhe udhëhequra mbi bazën e parametrave nga: studimet , analizat dhe ekspertizat gjeopolitike e gjeostrategjike që dalin nga këto mekanizma gjeopolitik.

Është dhe duhet të jetë tepër alarmuese fakti se , sot, kur bota sot, është lëkundur dhe po lëkundet seriozisht nga përplasjet gjeopolitike dhe, kur po pritet <<rikonfigurim global gjeopolitik>>, ne po bëjmë sehir duke mos ditur si te sillemi dhe si ta shtojmë fuqinë e ndikimit si një gjeografi politike unike e gjeohapësirës shqiptare, në mënyrë që të fitonim kështu pozicione të favorshme gjeopolitike e gjeostrategjike. Mos të harrojmë se me këtë shtrirje të politikave ne gjeo-hapësirën shqiptare jo që po i hutojmë ndërkombëtarët por edhe me gjasë jemi duke e humbur edhe rrugën në oborrin tone, duke e hutuar vetë popullin tonë për perspektivën tonë gjeopolitike e gjeostrategjike.

S’do mend se fuqia e ndikimit të gjeografisë politike të gjeohapësirës shqiptare, si rezultat I shtrirjes se politikave të dakordueshme konform rrjedhave dhe proceseve rajonale e globale është dhe do të jetë bazë e fortë për pozitë gjeopolitike e gjeostrategjike të fuqishme , për t’u bërë kështu partner i denjë i rirreshtimeve të reja gjeopolitike rajonale e globale.

Prandaj, pyetje e madhe për pushtetarët politikanët dhe politikëbërësit shqiptar në gjithë gjeohapësirën shqiptare .

A po dinë dhe a dëshirojnë të dinë me mendue dhe veprue gjeopolitikisht ?

Mundësitë janë të mëdha, por vetëm duhet vullnet dhe përkushtim për të dashur dhe vepruar gjeopolitikisht, në të kundërtën do të na denoj historia, sepse rirreshtimet gjeopolitike ndodhin rralle (në 50 apo 100 vite), andaj, nëse vonohesh kostoja është e shtrenjte duke e vulosur fatin për një kohë të gjatë.

Më Shumë

Super spektakli i basketbollit vazhdon në Prizren

Finalet e “Play-off”-it po dhurojnë spektakël të basketbollit. Sfida me dramë dhe adrenalinë, raporton PrizrenPress. Bashkimi dhe Trepça po kërkojnë titullin e kampionit, derisa seria finale...

Komuna e Prizrenit nis prokurimin për rehabilitimin e ujësjellësit dhe kanalizimit, vlera 1.5 milion euro

Komuna e Prizrenit ka iniciuar aktivitetin e prokurimit për rehabilitimin e kanalizimit dhe të ujësjellësit në pjesët kryesore të qytetit. Vlera e parashikuar e mjeteve...

Lajmet e Fundit