15.3 C
Prizren
E mërkurë, 8 Prill, 2026

LDK në Prizren: Ramadan Muja gënjeu edhe për të vdekurit

Në një konferencë për medie, dega e LDK-së në Prizren e ka akuzuar qeverinë lokale se po abuzon me ndarjen e mjeteve për mbulimin e varrimit të qytetarëve, vendim ky i marr në Kuvendin Komunal me votat e të gjithë kuvendarëve të të gjitha subjekteve politike.

Zëdhënësi i LDK-së Shkëmbim Cikaqi, para pjesëtarëve të medieve tha se iniciativa e LDK-së për mbulesën e shpenzimeve të varrimit, u votua unanimisht nga Kuvendi i Prizrenit gjysmën e parë e vitit të kaluar, por për shkak të ndarjes së buxhetit, shtoi ai u vendos që të fillon së zbatuari nga 1. janari i vitit 2017.

Këtë premtim e kishin dhënë para krerëve KBI-së, kryetari i Komunës Ramadan Muja dhe kryesuesi i Kuvendit Kujtim Gashi, në një mbledhje të jashtëzakonshme të thirrur nga ky i fundit. Edhe pas tre muajve të kaluar, ky premtim i dhënë dhe pas ndarjes së buxhetit nuk po jetësohet, ndërsa nga fillimiiI vitit kanë ndërruar jetë mbi 130. qytetarë, theksoi ai.

Dega e LDK-së në Prizren nuk e di çfarë ndodhi me këtë projekt, përse krerët komunal asnjëherë nuk e kontaktuan Bashkësinë Islame dhe përse nuk u arrit ndonjë marrëveshje me ata mbetet e pakuptimtë.

Çfarë fshihet edhe pas këtij premtimi të rremë?

A duhet të dyshojmë se krerët komunal, në mesin e tyre Ramadan Muja dhe Kujtim Gashi, dëshirojnë që këtë problem ta zgjidhin me tenderë dhe të përfitojnë edhe nga vdekja qytetarëve, u shpreh më tej zëdhënësi Cikaqi.

Lidhur me këtë rast kryesia e LDK-së në Prizren shpreh shqetësimin e saj për neglizhencën dhe papërgjegjësinë e krerëve komunal. Çdo vonesë nga tani e tutje është e pajustifikueshme, prandaj kërkojmë nga kompetentët që të fillojnë zë zbatuari këtë premtim moral e shoqëror që vet e kanë dhënë. /TV Prizreni/

Më Shumë

Arrestohen tre të dyshuar për vjedhje në Prizren

Tre të dyshuar B.H., N.A., dhe D.P., janë arrestuar nën dyshimin për vjedhje në Poslishtë të Prizrenit. Sipas Policisë, në vendin e ngjarjes janë sekuestruar...

Shkolla e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren shënon 64-vjetorin e themelimit

Shkolla e Mesme e Lartë e Mjekësisë “Luciano Motroni” në Prizren ka shënuar sot 64-vjetorin e themelimit me një sërë aktivitetesh festive dhe kulturore. Drejtori...

Lajmet e Fundit